na ndiq ne

Porsche 911 GT3 ndalohet me ligj

24/06/2021

Kujdes çfarë versioni zgjidhni dhe ku e ngisni

Porsche 911 GT3 është një ndër makinat sportive më të shpejta në treg kjo është një e vërtetë e shumëditur, por pavarësisht kësaj, klientët dhe përdoruesit e markës gjermane nuk kanë qenë problematikë në përgjithësi e aq më pak të jenë të jashtëligjshëm.

Rrethanat ama sjellin, që nëse jeton në Kaliforni dhe do të blesh një Porsche me kambio manuale, gjë që Porsche ende e ofron për klientët e saj më fanatikë, shyqyr zotit, bëni kujdes! Në këtë moment jeni duke shkelur ligjin.

Porsche deklaron se nuk ishin informuar mbi ndryshimin e fundit të ligjit të veçantë në Kaliforni dhe ata për pasojë e kishin futur në listën e modeleve dhe opsioneve versionin manual. Ligji i veçantë i përfshirë në Code of Regulations (CCR) në Kaliforni, bën këtë përjashtim duke iu referuar kriterit të zhurmave të jashtme të makinës. Fakti është që ky ligj (i ndryshuar tashmë) pritet të hyjë në fuqi së shpejti, por derisa kjo të ndodhë, Porsche 911 GT3 me kambio manuale mbetet e jashtëligjshme dhe nuk mund të blihet.

Ndërkohë, Porsche po bashkëpunon me njësinë e shtetit kalifornian për të gjetur një zgjidhje për këtë pikë, por me sa duket ende nuk kanë dalë në një konkluzion. Për sa kohë situata të jetë e pagjidhur, të apasionuarit e markës gjermane do të duhet të “mjaftohen” me kambion PDK, që siç e dimë nuk është hiç një gjë e keqe.

Gjithsesi, mund të rrimë të qetë, në Shqipëri, qendra e re e kolaudimit në menaxhimin e ri nga DPSHTRR thotë se do të mirëpresë rregullisht çdo Porsche që do të paraqitet për rregjistrim, qofshin këto të vjetëra, pardon, historike, duke u targuar në seksionin Retro.