na ndiq ne

Polestar 2 … 

10/10/2019

Një rivale europiane për Tesla Model 3

Polestar, marka me të cilën Volvo po nxjerr në treg disa risi interesante me orientim elektrik, prezanton modelin e dytë të pagëzuar thjesht Polestar 2. 

Nëse Polestar 1 (lexo këtu artikullin prezantues) ishte një coupé prestigjioze hibride, Polestar 2 është një sedan 100% elektrik që duhet të jetë edhe jo shumë i shtrenjtë për t’u blerë. Kjo e pozicionon Polestar 2 automatikisht si një konkurrente të propozimit elektrik amerikan Tesla Model 3.

Polestar 2 është e pajisur me dy njësi motorike me fuqi 408 kuaj, fuqi kjo e konsiderueshme për peshën dhe volumin e saj. Fakt është që përshpejtimi nga 0-100km/h arrihet për vetëm 4.7 sekonda. Autonomia maksimale e premtuar është 500 km.

Teknologjia në bord është e pasur me një sistem Android ndër më të avancuarit. Përveç sistemit infotainment, nga ekrani me prekje mund të komandohet edhe klimatizatori. Sistemi operativ është zhvilluar nga Google dhe parashikon aplikacione si Google maps apo Spotify të instaluara në të. Pavarësisht platformës Android, sistemi është i përshtatshëm edhe për ndërlidhje me iPhone.

Çmimi me të cilin Polestar 2 do të debutojë në treg është pak më pak se 60.000 euro, por një vit më vonë debutit, në vitin 2021 do të ofrohet edhe një version më ekonomik, poshtë kuotës 40.000 euro.