na ndiq ne

Peugeot bën gati 508 e re

12/01/2018

Peugeot 508 është propozimi i Peugeot në sektorin e veturave në segmentin më tradicional, sedan ose berlinë, me një variant station wagon më se të vlerësuar nga tregu për nga hapësira e bollshme dhe motorët kursimtarë.

Suksesi ka qenë i ndryshëm në vende të ndryshme edhe sepse propozimet në këtë segment janë të panumërta. Përveç konkurrencës Premium (Audi, BMW, Mercedes) dhe disa rivalëve që vërtiten në të njëjtën orbitë por me më pak “appeal” si Volkswagen Passat, Jaguar XE apo Volvo S60, konkurrentët e drejtpërdrejtë janë të pafundëm si Ford Mondeo, Citroen C5, Renault Talisman, Alfa Romeo Giulia, DS5, Hyundai i40, Mazda 6, Opel Insigna, Skoda Superb, etj.

Nisur nga kjo panoramë, Peugeot e ka menduar mirë të rinovojë modelin e saj më presigjioz. Informacionet janë jokoherente nga drejtime të ndryshme mbi përmasat. Nga franca thuhet se e presin të jetë pak më e vogël se modeli aktual për ta bërë disi më dinamike ndërsa burimet nga Italia thonë se do të rritet deri në 490cm për të qenë një alternativë e mirë e versioneve më të bollshme në përmasa të cilitdo konkurrenti. Ajo që është e sigurt është se linjat e reja do të jenë më të ëmbla dhe dinamike se modeli aktual duke i dhënë një pamje prej coupé-je, siç duket të jetë trendi i fundit në çështje design-i. Dikush e pret që të frymëzohet nga modeli “concept” Exalt, i prezantuar në 2014, por në mendimin tonë 508 do të jetë më “qytetare” dhe më pak sportive në linja.

Peugeot 508 do të frymëzohet  nga motrat SUV 3008 dhe 5008 për sa i përket design-it të brendshëm. Kruskoti do të jetë pak a shumë në frymën “aeronautike” i cili është i orientuar rreth shoferit duke e “mbështjellë” atë dhe duke e vendosur në qendër të vëmendjes.

Downsizing në njësitë motorike, sipas modës apo në respekt të ambjentit, quajeni si të doni, do të jetë parulla duke filluar listën e zgjedhjeve me njësinë 1.5HDi me 130kf.

Versionet hibride do të jenë Plug-in dhe do të përfshijnë motorët me benzinë duke ofruar edhe në version sportiv me 300kf, i njëjti që ofrohet sot nga Citroen DS7. Ky version garanton 60km autonomi me motorin elektrik në shpejtësi të ulëta.

Shumë herët të bëjmë çdo hamendësim mbi çmimin, pavarësisht se besojmë do të mbeten të ngjashëm me ato aktualët duke parë edhe konkurrencën.