na ndiq ne

Opel GT X Experimental

03/08/2018

Prodhuesi gjerman me “rrufenë” horizontale në logo duket i vendosur në rrugën e tij drejt përmirësimit global. Këto ditë, në komunikimin për shtypin e specializuar automobilistik, Opel ka shpërndarë disa imazhe të një modeli të ri, prototipi i të cilit do të prezantohet brenda fundit të vitit. Ky model duket se do të jetë modeli guidë për çfarë Opel do të prodhojë në të ardhmen.
Mark Adams, drejtori i design-it Opel do të jetë në krye të këtij operacioni që përcjell markën nga stili aktual në atë të riun.

Stili i ri do të jetë më i vendosur dhe me karakter por pa u bërë shumë agresiv. Synohet pra një identitet më i fortë por pa përmbysur identitetin aktual, duke parë që klientela është e përbërë nga familjet, për një pjesë të mirë.

Modeli i ri Opel GT X Exprerimental prezanton një maskerino të rinovuar dhe pa linjën horizontale që përshkon maskerinon në të gjitha modelet aktuale Opel. Stili i ri do të frymëzohet nga linnjat e modeleve të suksesshme të viteve ’80.


Rreth modelit GT X ndërkohë rritet misteri mbi tipologjinë e makinës. Mqs përmban Gërmën X në emërtim, mund të jetë një Suv, por sigla GT tregon më shumë një orientim sportiv. Së fundmi, duke parë disa detaje futuristike, nuk përjashtohet mundësia e një motorizimi elektrik. ME fjalë të tjera Opel GT X Experimental do të jetë një makinë e re 100% duke hapur kështu horizonte 100% të reja për markën gjermane.