Opel Grandland X: mbërrin motori turbodiesel 1.5
Modeli i suksesshëm Grandland X, prodhim i markës gjermane, (detaje të hollësishme në këtë artikull) rinovon një prej motorëve “best seller”, i cili ka pajisur edhe modele të tjera Opel.
Në vend të versionit aktual 1.600 kubikë me 120 kf, versioni i ri zvogëlohet në vëllim, bëhet 1.500kubikë, por rritet në fuqi. 130 kuaj, 20 më shumë se versioni i vjetër, premtojnë për më shumë kënaqësi në guidë, por edhe punim më efiçent. Motori i ri 1.5 turbodiesel konsiderohet si një motor më i pastër dhe më i zhdërvjellët. Grupi PSA ka zgjedhur 1.5 HDi sepse është konform normativave të fundit antindotje Euro 6d-Temp.
Ky motor është i pajisur me një sistem që redukton ndotjen, nëpërmjet punës së një katalizatori për gazrat e dëmshëm (NOx), injektimit të AdBlue (një lëng shtesë që përzihet me naftën), katalizatorit SCR dhe DFP, të gjithë të vendosur në një pajsje të vetme shumë pranë motorit.
Mtori i ri i Opel Grandland X 1.5 HDi përshkruan mesatarisht 4 litra/100k dhe nëse mendon se je në guidën e një SUV, ky rezultat është vërtet mahnitës. Nga konsumi i ulët përfiton edhe mjedisi, duke qenë se emetimet janë vetëm 108 g/km dioksid karboni (CO2). Konstruktori deklaron se është punuar në drejtim të rritjes së fuqisë së motorit në qytet në mënyrë që të realizohet një motor me funksionim të plotë 360’.
Vlen të theksohet se 300 Nm të momentit rrotullues tashmë janë të gatshme që në 1.750 xhiro, gjë që është e gjitha në avantazh të zhdërvjellësisë në trafik duke patur si mbështetje edhe sistemin Stop&Start. Versioni bazë është i pajisur me kambio manuale me 6 marshe, por mund të porositet edhe kambio automatike me 8 marshe.
Opel, në kuadër të planeve të reja të zhvillimit (këtu artikulli i vizionit të prodhuesit gjerman) deklaron gjithashtu se së shpejti do të jetë gati edhe versioni me motor hibrid.
Grandland X do të jetë vetura e parë hibride plug-in (PHEV) e markës së vjetër gjermane e cila ka plane ambicioze për të ardhmen. Theksi bie në përgjegjësisnë sociale dhe ndërgjegjësimin e impaktit mjedisor. Opel Grandland X, sipas parashikimeve pritet të debutojë në vitin 2020.