na ndiq ne

Opel Corsa rilind me siglën GSi

30/07/2018

Prodhuesi gjerman Opel merr përsipër të risjellë sërish pas kaq kohësh modelin sportiv më të vogël të gamës së tij: Corsa GSi. GSi (ose Grand Sport Injection) është një sigël e vjetër e përdorur për herë të parë në vitet ’80 për të dalluar variantet sportive Manta dhe Kadett. Më tej ka shoqëruar disa gjenerata të modelit Corsa deri në modelin e 2012. Tashmë makina më e vogël sportive e Opel-it po pregatitet të dublojë versionin GSi të prezantuar më parë nga sedani “Executive” Insignia Grand Sport GSi, prezantuar nga Automag.al në një artikull pak kohë më parë (kliko këtu për artikullin).


Nga pamjet e para që kemi në dispozicion mund të themi se ka disa elementë të vecantë që diferencojnë GSi nga versioni standart. Për të bërë më të qartë krahasimin mund të pëmendim maskerinon në formë hojesh blete, vijëzimet e theksuara tek kofano e motorit, rifiniturat me fibra karboni tek disqet XL 18” me përmasa 215/40 R18, përtej të cilave duken pincat e kuqe të frenave, në stil puro sportiv. Në pjesën e pasme ka një “spoiler” (krah) aerodinamik të dukshëm dhe tubi i marmitës i kromuar.


Sipas filozofisë GSi, njësoj si tek Insigna, në pjesën e brendshme do të gjejmë timonin sportiv, pedalet në alumin, dhe sediljet e para mund të porositen në formën sportive ntegrale (= një trup i vetëm) gjithmonë sipas traditës më të mirë Opel, të certifikuara nga ekspertët e sistemit ergonomik të institutit gjerman AGR.


Përsa i përket anës teknike mund të themi që Opel Corsa GSi do të jetë e pajisur me motor 1.4 turbo me 150 kuaj fuqi dhe 220 Nm moment përdredhës. Kambio do të jetë manuale me gjashtë marshe.
Me këtë njësi motorike, Corsa GSi është në gjendje të kapë kohët nga 0 a 100 km/h për 8,9 sekonda dhe të kalojë nga 60 në 120 km/h me marsh të pestë në 9,9 sekonda. Shpejtësia maksimale që mund të arrihet është 207 km/h.
Sipas deklarimeve të Opel konsumet e Corsa GSi do të vërtiten rreth 6,3 l/100 km në ciklin e përzier që përkon me konsumin mesatar të këtij modeli.
Si të gjithë modelet e tjera Opel, edhe Corsa GSi do të respektojë nivelin më të lartë të normivave europiane Antindotje Euro 6d-TEMP.