na ndiq ne

Opel Corsa-e fiton fiton çmimin “Timoni i Artë 2020”

12/11/2020

Modeli kompakt koleksionon çmimet ndërkombëtare
Çmimi Timoni i Artë (Golden Steering Wheel) është tashmë një traditë për markën gjermane.

Për të parën herë, Opel ka tërhequr këtë çmim në vitin 1978 për modelin Opel Senator A, një sedan i suksesshëm i asaj kohe.

Rrugëtimi ndër vite ka vazhduar me emra të mirënjohur edhe për vendin tonë si Opel Kadett, Opel Ascona, Opel Calibra, etj për t’u ndalur së fundmi në dy modele që kanë një rëndësi edhe simbolike. E kemi këtu fjalën për Opel Ampera, modeli elektrik fitues i çmimit në vitin 2017 dhe këtë vit Opel Corsa-e.

Cila është rëndësia e veçantë e këtyre çmimeve? Fakti që janë të dyja modele elektrike. Siç tashmë dihet, orientimi i të gjithë prodhuesve është drej modeleve me impakt sa më të ulët ambjental dhe këto çmime tregojnë se Opel e ka të qartë mirë orientimin në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Opel Corsa e re është edhe fitues i çmimeve të tjera si “Best Buy Car of Europe” (Blerja më e mirë në Europë) dhe “Company Car of the Year” (Makina e vitit për bizneset).

Me fjalë të tjera, raporti çmim/cilësi, vazhdon të jetë një nga pikat e forta të Opel-it dhe kjo gjë konfirmohet edhe në “erën e re elektrike”.

Çfarë mund të duhet më shumë se kaq atëherë? Asgjë në fakt … ose ndoshta për ne në Shqipëri mund të duhet një rrjet elektrik karikimi, ndryshe rrezikojmë të mbetemi mbrapa.

Lexo këtu detajet e modelit elektrik Opel Corsa-e: