Opel Corsa 100% elektrike
Siç dihet, Opel është një nga markat pararojë në drejtim të automjeteve elektrike. Projekti i suksesshëm Ampera,një model 100% elektrik, me autonominë e tij rekord, mbi 500km autonomi (sipas matjes së re nëpërmjet ciklit Nedc) ka shkaktuar një rekord porosish, aq Opel është detyruar të mos e ofrojë këtë model në shumë vende Europiane, përfshirë Shqipërinë.
Por për të vazhduar rrugën e suksesshme në këtë drejtim, Opel do të ofrojë shpejt në treg një model tjetër 100% elektrik. Bëhet fjalë për një bestseller në kategorinë e makinave me karburant tradicional por që në Shqipëri është preferuar shumë edhe në versionin me gaz, pasi vjen me një impiant të montuar nga vetë fabrika prodhuese dhe si i tillë i përfshirë në garanci. Një version vërtet interesant që ne do ta sjellim së shpejti edhe me një provë të plotë reale.
Opel Corsa në versionin elektrik do të prodhohet në impiantin ekstramodern në Saragoza, në Spanjë, duke filluar nga viti që vjen.
Opel shpreson që edhe Corsa e re të ketë të njëjtin sukses si Ampera dhe gjasat janë pozitive pasi teknologjia elektrike është tashmë e kolauduar së bashku me modelin Opel Corsa, një best seller që nuk ka nevojë për prezantime.
Ky projekt është pjesë e projektit të madh Opel që synon të ofrojë tre modele elektrike brenda 2020 dhe të elektrifikojë të gjithë modelet Opel brenda 2024.