Mercedes Maybach Ultimate Luxury Concept
Pak ditë para hapjes së sallonit të Autos në Pekin (inaugurimi bëhet në 25 prill), Mercedes ka ofruar për gazetarët e gjithë botës disa foto dhe një video “teaser” të një modeli concept në segmentin SUV superluks. Me sa duket nën ndikimin e Bentley-t Bentayga dhe Rolls Royce Cullinan, prodhuesi gjerman mendon se ky treg ka ende vend për një konkurrent të tretë.
Nisur nga pamjet nuk mund të mos pyesim nëse Mercedes po mendon sërish të menaxhojë Maybach si një markë më vete autonome. Ju kujtohen modelet luksoze të viteve 2000 të modeleve 57 dhe 62 të Maybach?
Nëse do të ishte kështu, mos vallë një Suv me “bisht” dotë ishte ideja origjinale në një segment tashmë të mbipopulluar?
Lajmi i një SUV nga Maybach nuk është në vetvete një surprizë pasi do të ishte normale që një nga modelet SUV të shtrenjta të Mercedes-it, ndoshta një GLS, do të ishte normale të ofrohej dhe në “versionin” Maybach.
Në këtë rast, duket më shumë se Mercedes kërkon të testojë opinionin publik me një “concept” që do të ishte vërtet i pazakontë në forma.
Nga brenda hapësira është “e mjaftueshme” vetëm katër persona dhe detajet siç mund të jenë në një Maybach janë natyrisht “sipërore”, përfshirë kompletin e çajit në ndarjen e shpinores të divanit të pasëm.
A ka limit çmenduria në forma dhe propozime kur vjen fjala për modele pasanikësh? Mercedes duket i bindur për pergjigjen e tij: jo! Ju si mendoni?