na ndiq ne

Mercedes Concept GLB

24/04/2019

Nëse do të interpretonim siglat e modeleve të Mercedes-it, GLB do të na lidhte me modelin familjar B Class, por ky concept, i prezantuar për herë të parë në autosallonin e Shangait duket sikur nuk përputhet tamam me pritshërinë tonë.

Sipas prodhuesit gjerman, GLB do të pozicionohet një nivel më poshtë se GLC, që logjikisht do të jetë hallka plotësuese midis këtij modeli dhe GLA-së, shumë më i vogël. Nqs kështu do të jetë, kjo nuk do të përfshijë përmasat, pasi GLB do të jetë vetëm 3cm më e shkurtër se modeli sipëror GLC.

Me siguri GLB vjen si një risi (të paktën në këtë fazë) më ekstreme në drejtim të ecjes jashtë asfaltit. Gomat janë me dhëmbëzime të theksuar, përmasat janë vetëm 17” duke ofruar një seksion më të bollshëm, pikërisht siç duhet për ecjen në rrugë të vështira dhe mbi të gjitha design është disi më i orientuar drejt një pamjeje më esenciale në detaje, por me shpirtin e aventurës të përfshirë.

Nga brenda GLB është shumë i ngjashëm me sa kemi parë deri tani nga prodhuesi gjerman, ku vendin kryesor e zë sistemi i ekraneve Led me kuadrin dixhital nga njëra anë dhe me sistemin infotainment të bazuar në platformën MBUX nga ana tjetër. Butonat fizikë thuajse janë zhdukur ndërsa pjesa tjetër e hapësirës së brendshme është e kuruar në detaje dhe materiale. Ngjyra kafe e ëmbël pasurohet mgainserte ngjyrë portokalli për një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Risia tjetër për këtë model është konfigurimi me shtatë vende. Rreshti  tretë i sediljeve është natyrisht opsional. Sa është bagazhi është një info që Mercedes-Benz nuk e ofron ende.

Për këtë njësi të parë, ende në fazën concept, motorizimi do të jetë njësia turbo me benzinë, 2.000 kubikë, me 224 kuaj fuqi dhe 350 Nm moment rrotullues.

Kambio do të jetë automatike me dopio freksion dhe tetë marsha, e njohur edhe me siglëm 8G-DCT.

Kaq është sa informojnë për momentin nga Shtutgarti, kështu që për detaje të tjera dhe sidomos çmimin fillestar do të duhet të presim ende pak.