Mercedes Benz GLE 2019
Prodhuesi gjerman nga Shtutgarti prezanton një model tjetër të ri, i cili do të hidhet në treg vitin tjetër. Modeli i fundit që kemi prezantuar në Automag ishte Suv-i EQC, i pari model 100% elektrik me “yll”.
Në të njëjtin segment të makinave të larta, i vjen rradha modelit më të vjetër që ka bërë debutin e tij në 1997: bëhet fjalë për modelin Mercedes GLE, i cili është pasardhësi i modelit ML, por me siglën e njësuar sipas emërtimeve të reja të modeleve Suv Mercedes.
Si është GLE i ri? Së pari është një SUV me shtatë vende (nëse porositet i tillë) njësoj si modeli i parë ML.
Nga jashtë GLE i ri vjen në linjat e modeleve të reja Mercedes, duke përvetësuar karakteristikat kryesore të stilit aktual. Në fakt nga përpara diferencat qëndrojnë më shumë në detaje sesa në një “fytyrë të re”, por rinovimi është i perceptueshëm në përgjithësi duke parë modelin 360°. Fenerët e pasëm psh. pasqyrojnë qartë familjaritetin me fenerët e modelit CLS të ri (kliko këtu për Mercedes CLS të ri).
Disqet e reja variojnë nga 18”-21” në varësi të pamjes së dëshiruar dhe nevojave për më shumë qëndrueshmëri në shpejtësi të mëdha apo për më shumë amortizim në rrugë të pashtruar apo me gropa.
Fenerët e rinj Multibeam Led i japin një pamje teknologjike që arrijnë të ndriçojnë deri në 650 metra me dritat e gjata.
Nga brenda design-i i ri modernizon qartësisht një model që me kalimin e viteve fillonte të tregonte moshën. Kruskoti i GLE-së aktual është i ri, modern dhe teknologjik. Fjala premium këtu është e detyrueshme sepse si gjithmonë, cilësia e materialeve në Mercedes ka qenë gjithmonë një referim për segmentin. Rolin kryesor në “arredimin” e brendshëm e zë monitori i madh led me teknologjinë touch screen që përmban dy monitorë indipendentë, secili nga 12.3”, pavarësisht se në dukje duket si një ekran i vetëm. Teknologjia mban emrin Mbux (Mercedes Benz User Experience) që ofron më shumë se 40 funksione që përfshijnë edhe komandën me gjestikulime (pa prekje) apo leximin dhe diktimin e emaileve. Në fakt, disa funksione të tilla nuk na pëlqejnë shumë, pasi tepër të rrezikshëm për vëmendjen në guidë, por mbeten gjithsesi një lloj arritjeje teknologjike.
Në bord teknologjia është e lartë dhe përfshin memorizimin e zakoneve të përdoruesit, për një jetesë relaks brenda GLE-së. Head-up display, navigator me efekte grafike më reale dhe komanda zanore janë disa nga funksionet e tjera, pjesë e paketave të ndryshme.
Sistemi Distronic është një Cruise control aktiv që identifikon trafikun dhe mund të ndalojë në rast trafiku dhe të riniset kur karvani përpara nesh rifillon të ecë. Gjatë kësaj kohe, shpejtësia e ndjekur është ajo e tabelave rrugore që natyrisht GLE i lexon vetë. Blind spot Assist është aktiv dhe kur makina ndalon, sinjalizon përpara se të hapim derën nëse aty pranë kalon ndonjë mjet apo ciklist.
Bagazhi ofron një vëllim prej 825 litrash, që mund të shkojnë deri në 2.055 litra duke palosur sediljet e pasme. Me fjalë të tjera, udhëtimet e gjata janë të përfshira në komoditet të plotë.
Motorët do të jenë me benzinë, me naftë dhe të elektrifikuar në versionet hibride plug-in apo mild hybrid.
Në rastin e teknologjisë “mild hybrid” teknologjia EQ Boost e pranishme në versionin GLE 450 4Matic, që do të jetë edhe versioni i lançimit, bazohet në një motor 3.000 kubikë, turbo me benzinë që zhvillon 367 kuaj fuqi. Në momente nevoje, 22 CV kuaj fuqi ofrohennga njësia elektrike e cila kryen edhe rolin e motorinos së ndezjes. Kambio do të jetë automatike me nëntë marsha 9G-Tronic dhe thuajse në të gjitha versionet do të kemi tërheqjen integrale 4×4 që në Mercedes quhet 4Matic.
Një nga risitë më interesante të GLE-së së re është E-Active Body Control që bazuar në amortizatorët Airmatic, përshtat përgjigjen e amortizatorëve ndaj rrugës.
Kliko këtu për Audi Q8: