na ndiq ne

Mercedes AMG Project One

05/10/2017

AMG sjell në sallonin e Frankfurtit ëndrrën 50 vjeçare: të sjellim në rrugë teknologjinë e avancuar të botës së garave. U tha, u bë. Quhet Mercedes AMG Project One ekzemplari i ekspozuar në sallonin e Frankfurtit me rastin e pesëdhjetëvjetorit të AMG, sektorit sportiv të Mercedes-it. Modeli është ende një prototip, por Mercedesi garanton që është shumë i ngjashëm me versionin përfundimtar.

Sipas prodhuesit nga Stokarda, me ky model është një makinë Formula 1 me leje qarkullimi për rrugë normale. Megjithëse do të prodhohet në numra shumë të vegjël (vetëm 275 njësi), qëllimi i Mercedes-it është të vendosë një standard të ri në terma performance duke gërshetuar të gjitha teknologjitë e reja, efiçencën dhe inovacionin.

1.000 kuaj fuqi janë në fakt një fuqi përrallore (megjithëse ky numër është arritur edhe nga prodhues të tjerë më parë) sidomos nëse mendon se motori i pasëm me benzinë është vetëm 1.600 kubikë.

Por ky nuk është motori i vetëm i kësaj makine. ProjectOne, lind mbi një “powertrain” special të llojit “plug-in hybrid EQ Power” i cili derivon drejtpërdrejt nga njevendëshet e Formula 1 të Hamilton dhe Bottas, të cilat janë edhe ato hibride. Me fjalë të tjera, një kombinim motorësh të cilët japin një fuqi monstruoze por në respekt të plotë të ambjentit. Në total, motorët elektrikë janë 4 të pozicionuar në aksin e përparmë (dy prej tyre), të lidhur me motorin me benzinë dhe me turbon. Ky i fundit, shkon deri në 100.000 xhiro në minutë dhe është shumë i ngjashëm me binjakun e tij të Formula 1. Së bashku me një tjetër motor janë në shërbim të motorit të benzinës I cili me këto ndihmesa arrin fuqinë 680 kuaj fui. Dy motorët e tjerë, secili me një fuqi prej 160 kf veprojnë drejt në aksin e përparmë.

Fuqia totale tejkalon vlerën 1.000 kuaj fuqi dhe nga 0 – 200km/h premtohen në vetëm 6 sekonda. Kjo raketë me rrota që tejkalon shpejtësinë 350km/h dhe mund të bëjë deri në 25 km vetëm me motorët elektrikë. Përdorimi i motorëve është shumë fleksibël duke mundësuar ecjen në mënyrë 100”% elektrike, 100% me benzinë apo në mënyrën e kombinuar benzinë + elektrikë për një fuqi maksimale si për gara.

Ky model ka një aerodinamikë të studiuar deri në detajet minimale në funksion të fuqisësë zhvilluar dhe ka një përdorim të gjerë të fibres së karbonit.

Design-i është totalisht në shërbim të performances duke vendosur motorin në pozicion qendror dhe zhvendosur disi përpara zonën e kabinës, për më shumë qëndrueshmëri. Brenda çdo detaj janë fryt I një design-I minimalist tipik I makinave të garave por të realizuar me shumë finesë siç janë edhe çdo cope sediljesh apo veshja e timonit.

Çmimet e këtij xhevahiri nuk janë bërë ende publike, por me siguri nuk mund të presim çmime prej makine “familjare” dhe për çdo rast, 275 fatlumët që janë vënë në rradhë, nuk kanë për të kërkuar blerje me këste nëpërmjet ofertave të leasing-ut nga Mercedesi apo banka e tyre.