Mercedes-AMG GT Roadster: shtohet versioni S
Në koleksionin e makinave dyvendëshe sportive, Mercedesi ka prej disa kohësh edhe modelin GT Roadster, ose Cabriolet, siç njihet nën një emërtim më popullor.
Duke qenë se një veturë e tillë mbetet me pirje kryesore atë sportiven, nuk mund të mungonte në apel edhe një version i fortë, që në rastin e markës “me yll” quhen “S”. Me këtë version, Mercedes pasuron gamën sportive duke u pozicionuar midis versionit “normal” GT dhe atij më ekstrem “C”.
Versioni bazë me 476 kuaj fuqi dhe versioni C me 557 kuaj fuqi janë tashmë në konçesionarë ndërsa versioni i ri do të jetë disponibël së shpejti, në muajin korrik 2018.
Mercedesi GT-S përdor të njejtin motor V8 biturbo 4.0 të versionit GT Roadster dhe më këtë rast gjeneron 522 kuaj fuqi. Modeli i ri ka një paketë më të pasur se GT Roadster ndërsa në performancë është më i ngjashëm me versionin GT C Roadster.
Prodhuesi gjerman deklaron se versioni GT S Roadster arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për 3,8 sekonda, ndërsa verionin GT C Roadster për 0.1 sekond më pak. Shpejtësia maksimale është 308km/h për GT S dhe 316 km/h për GT C. Ndërsa varianti AMG GT Roadster kohën nga 0 – 100 km/h e mbërrin në 4,0 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale deri në 302 km/h.
Varianti Mercedes-AMG GT S Roadster ofrohet me një paketë më të pasur krahasuar me versionin “bazë”. Amortizatorët dhe diferenciali i pasëm janë me kontroll elektronik, ka sistemin e shkarkimit të gazrave sportiv, veshje lëkure të një cilësie të lartë, frenat e përparme të fuqizuara, disqet e pasme 20”dhe një opsion shtesë në sistemin që menaxhon llojet e guidës. Në konfigurimin Race lejon shoferin që të shfrytëzojë më tepër makinën pa qenë nevoja të përdoret kontrolli elektronik. Ndërsa kambio i robotizuar me dopio freksion me 7 marshe Speedshift DCT është i njejtë për të gjitha versionet.
Modeli GT S Roadster ka një karroceri në linjë me GT Roadster dhe nuk bie në sy sa GT C Roadster, i cili dallohet që nga profilet aerodinamike të theksuara të gojëzave të ajrit të rimodeluara dhe të pamjes së përgjithshme estetike më të evidentuar.
Çmimi pritet të jetë gjithashtu midis dy niveleve të tjera dhe pritet që Mercedes të konfirmojë një vlerë midis 140.000 dhe 175.000 euro.