na ndiq ne

Maserati Ghibli: elegancë dhe sport

14/11/2017

Veshje lëkure të dizenjuara nga Ermenegildo Zegna, veshje tavani me Alcantara, finitura druri të stazhionuar, impiant audio Harman Kardon Premium 900 watt, mbeshtetesja e krahëve në sediljen e pasme me mbajtësen e gotës të ndricuar, janë vetëm disa detaje nga paketa Luxury e versionit të fundit të Maserati Ghibli-t, një berlinë sportive e cila i shkel syrin të gjithë atyre që duan të jenë ndryshe nga “turma”. Në version “My Ghibli 2018” makina nuk ndryshon nga pikëpamja estetike por pajiset me atribute të reja teknologjike dhe me bllokun e komandave te ridizenjuar.


Nga ana teknologjike, asistenca në guidë përfshin sistemin për të mbajtur makinën brenda korsisë dhe sistemi për të kontrolluar “pikat e verbëra” (zonat që nuk i kap syri dhe pasqyrat) si dhe leximin e tabelave rrugore.
Me këto përmirësime në listen e pajisjeve të ndryshme, Ghibli i afrohet kështu kundërshtareve të evoluara si Audi A7 Sportback, BMW Seria 6 Gran Coupé apo Mercedes CLS, që të gjitha berlina me 4 dyer dhe sportive.


Zgjedhja vazhdon me paketat Luxury dhe Sport, të dyja me me fjalën e fundit të motorit V6 benzinë që tashmë ka 20kuaj fuqi më shumë (350 Kf) dhe garanton 0-100 km/h në vetëm 5,5 sekonda.
Asnjë panik, motori më i fuqishëm V6 me benzinë mbetet në listë dhe tani ofron 430 kuaj fuqi dhe një moment rrotullues 580 Nm për një sprint 0-100km/h prej 4.7 sekonda. Qendron gjithashtu edhe motori V6 me naftë në variantet 250 Kf dhe 275 Kf. Për të gjitha versionet kambio automatike me 8 marsha është serie, ndërsa 4 rrotat aktive (Q4) mund të zgjidhet vetëm për versionin me 430kf. Impianti multimedial përfshin ekranin 8.4” touch screen por që pranon komanda edhe nëpërmjet një manovele të vendosur në bllokun e komandave midis dy sediljeve. Sensori AQS, opsion serie, kontrollon cilësinë e ajrit, tregon nivelin e ndotjes dhe pengon smogun që të futet në makinë. Sistemi multimedial ofron lidhjet tashmë standard Apple CarPlay dhe Android Auto.


Sistemi i drejtimit elektrik është një nga risitë e Ghibli-t 2018 edhe për të mundësuar guidën e asistuar. IVC (Integrated Vehicle Control) është një funksion i ri i ESP-së që përmirëson cilësitë dinamike të makinës për në eksperiencë edhe më të pasur në guide.
Ndihma në frenim emergjence, sistemi që sinjalizon rrezik dhe telekamera e parkimit janë opsione shtesë (me pagesë). Cruise control (rregullatori i shpejtësisë) përfshin edhe funksionin stop&go. Paketa Sport ofron sediljet me mbështetësen e kokës të integruar, timonin sportiv me levëzat për ndërrimin e marshit dhe pedalet sportive prej celiku. Finitura të brendshme me fibra karboni janë pjesë e paketës “Carbon”.
Versioni i ri Maserati Ghibli-t do të jetë në shitje në javët e ardhshme duke filluar nga 70.000euro për versionin me naftë dhe 250kf.