na ndiq ne

Lind Stellantis, një superfuqi e re automotive?

07/01/2021

Ja cila është familja e madhe e markave të Grupit të ri automobilistik

Tashmë është zyrtar, bashkimi midis grupit italo – amerikan FCA (Fiat Chrysler Automobile) dhe grupit francez PSA (Peugeot, Citroën) është një fakt. Grupi i ri automobilistik do të jetë një superfuqi prej pak më pak se 9 milionë makina të shitura në vit së cilës i korrespondojnë rreth 170 miliardë euro të ardhura vjetore. Ky grup, pagëzuar tashmë Stellantis, do të jetë grupi i katër në botë pas Toyota-s, Volkswagen dhe Nissan-Renault-Mitsubishi.

Sipas planeve të Top Management dhe aprovimit nga Bashkimi Europian, ky grup do të gjenerojë kursime prej shumë miliardash falë ndarjes së kostove të platformave të përbashkëta. Nga ana tjetër ama, me siguri do të krijohen tepri në staf, krahë pune dhe kjo do të sjellë rishikime edhe të investimeve.
Po cilat marka bashon bashkë ky grup dhe cilat janë sinergjitë që mund të krijohen? Në total janë 13 marka të cilat përfaqësojnë secila njëhistori më vete dhe e ardhmja nuk është pozitive për të gjitha. Le t’i shohim me rradhë çfarë do të përfshijë Stellantis.
Markat e Grupit FCA janë Abarth, Alfa Romeo, Fiat, Lancia, Maserati, Jeep, Chrysler, Dodge, Ram ndërsa nga grupi francez gjejmë Citroën, Peugeot, DS dhe Opel.
1. Abarth është një degë sportive e markës Fiat, e ngjashme me AMG për Mercedes-in e cila kuron seri të vogla modelesh për një grup të apasionuarish. E ardhmja për këtë markë është e pasigurt, pavarësisht se ka një lidhje të fortë emocionale me klientelën e saj.
2. Alfa Romeo megjithëse e njohur në të gjithë botë, aktualisht ka vetëm dy modele në treg. Megjithëse kemi të bëjmë me një prodhim tashmë premium ku Stelvio dhe Giulia zënë një vend krenarie në panoramën aktuale, kjo nuk mjafton që marka të quhet fitimprurëse. Nevojitet një ndërhyrje serioze për ta kthyer në një bilanc pozitiv dhe besojmë se një markë e tillë do të vazhdojë të jetojë për fansat e shumtë që ka në të gjithë botën (për të cilën i madhi Henry Ford ngrinte kapelen 🙂 )
3. FIAT është një markë që vazhdon të prodhojë fitime por me të ardhme të vështirë. Modelet aktuale në Europë nuk janë të suksesshme dhe në përgjithësi e gjithë morfologjia e shasive ka nevojë për ndërhyrje serioze dhe përmirësime. Mbetet fakt që modelet aktuale Fiat nuk janë në nivelin bashkëkohor për sa i përket teknologjivehibride dhe elektrike, drejtim ky ku grupi Francez mund të japë një kontribut të vyer.
4. Lancia tashmë thuajse ka vdekur, thjesht nuk e kanë varrosur ende. Është një nga markat për të cilat na vjen vërtet keq dhe për të cilat fajësojmë management-in e grupit FCA. Një markë që në të kaluarën ka prodhuar perla si Fulvia, Thema apo Delta Integrale meritonte më shumë. Do të kishin bërë mirë t’ia kishin shitur ndonjë grupi korean ose kinez. Kështu sot do të kishim patur ende logon e bukur blu në qarkullim. Gjynah vërtet!
5. Maserati do të mbetet marka luksoze e grupit të ri dhe investmet e bëra nga grupi FCA do të mbështeten edhe nga grupi i ri. Të mos harrojmë që segmenti i makina veluksoze është një nga më fitimprurësit në nivel të ardhurash dhe sidomos imazhi. Kjo do të thotë që modelet Granturismo, Quattroporte, Ghibli dhe Levante do të vazhdojnë të mbeten në qarkullim.
6. Chrysler është një markë që ka patur gjithmonë e më pak modele. Aktualisht në treg gjenden vetëm tre të cilët janë një sedan (300) dhe dy Van (Pacifica dhe Voyager) , të cilët tregu aktual nuk duket se i garanton një të ardhme solide dhe për të cilët nuk duket të ketë modele të reja në horizont. Vështirë e ka të mbijetojë.
7. Jeep do të mbetet një ngamarkat simbol edhe për grupin e ri dhe kjo besojmë nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Modelet e saj, përveç se të suksesshme në të gjithë botën, do të vazhdojnë të zgjerohen. Kujtojmë këtu modelin e ri luksoz Wagoneer që e çon Jeep në një segment të ri ku debuton për herë të parë dhe kyështë tregues forcei markës.
8. Dodge është prej kohësh marka sportive e grupit Chrysler. Të treja modelet e saj (Charger, Challenger e Durango) bazohen në motorë me “muskuj” V8, tipikë amerikanë. Për të apasionuarit janë modele simbolike, por në një botë me orientim “eco” nuk jemi të sigurt për përputhjen filozofike midis një makine me motor 6.200 kubikë dhe normativave antindotje që tashmë po na hyjnë edhe në shtëpi.
9. RAM është neomarka e derivuar nga segmenti pick-up i Dodge dhe është një nga majat e diamantit të grupit FCA. Ky segment është një ndër më të shiturit në Amerikën qendrore, veriore dhe jugore.
10. Citroёn mbetet një markë historike në gjendje t’i bëjë ballë ndryshimeve të mëdha ndër dekada. Aktualisht çdomodel i tyre përfaqëson një kuotë të mirë shitjesh në treg dhe marka ka gjithashtu modele të përshtatshme me tendencat aktuale të tregjevendërkombëtare. Citroën do të vazhdojë të mbetet një ndër markat e referencës për grupin e ri.
11. DS që ende nuk e njohin gjerësisht është marka e luksit e prodhuar nga Citroën. Lind në 2014 si sigla e disa modeleve “premium” deri sa kthehet në markë më vete në 2018. Do të ketë vend për të ndërkohë që luksi dhe modelet SUV përfaqësohen tashmë nga Jeep dhe Maserati? Vështirë të thuhet në këtë moment, por me siguri rreziku i “fikjes” ekziston.
12. Peugeot është marka e dytë për sa i përket shitjeve (e para është Jeep). Prodhuesi Francez me luan është në top formë. Modelet janë të larmishëm,të suksesshëm dhe bashkëkohorë. Teknologjia është në nivele të larta dhe modelet rinovohen rregullisht dhe së shpejti përgatitet të debutojë edhe në USA. Çfarë mund të dëshiroht më shumë nga një markë?
13. Opel (Vauxhall në Mbretërinë e Bashkuar) duket së ka krijuar një gjendje solide pas disa vështirësivetë vjetra të lidhura me periudhën kur marka gjermane ishte nën pronësinë e General Motors. Modelet aktuale janë të integruara në standarded e modeleve të prodhuesit francez duke ruajtur një identitet gjerman në design dhe imazh. Shifrat e shitjeve në rritje duket se i garantojnë një vend të sigurt në gamën e markave dhe modeleve aktuale të grupit të ri Stellantis.