na ndiq ne

Koleksioni unik i James Hetfield, kitaristit dhe vokalistit të grupit Metallica

17/01/2020

Një  dhuratë unike muzeut Petersen Automotive Museum

James Hetfield është një personazh i mirënjohur me siguri për publikun botëror (dhe shqiptar padyshim) për karrierën e tij të gjatë me grupin heavy metal Metallica, por pak e njohin atë si një koleksionit makinash. Përpara pak ditësh, ai ka bërë një donacion unik muzeut të makinave Petersen në Los Angeles dhe çfarë koleksioni!

Ky veprim është pjesë e një projekti të quajtur Reclaimed Rust: The James Hetfield Collection (nga anglishtja: Ndryshku i ringjallur, koleksioni i James Hetfield). Ky koleksion do të hapet në datën 1 shkurt. E veçanta e këtij koleksioni është që çdo makinë është e rindërtuar nga zero dhe janë pagëzuar me një emër të përveçëm. Çdo model do të shoqërohet në ekspozim me foto dhe video ku këngëtari flet për to. Kjo do të jetë edhe hera e parë që koleksioni i përfolur i James Hetfield do të shfaqet në publik.

Auburn 1936 “Slowburn”

Disa nga makinat e këtij koleksioni janë një Ford Roadster e 1932 e quajtur “Black Jack”, një Buick Skylark e 1953 e quajtur “Skyscraper“, një Ford F-100 e 1956 e quajtur “Str8edge”, një  Auburn e 1936 e quajtur “Slow Burn“, një Jaguar e 1948 e pagëzuar “Black Pearl”, e shumë modele të tjera.

Në këtë muze, do të ekspozohen edhe shumë objekte nga koleksioni artistik i James-it si fotografi të rralla, kitara, etj. Në ceremoninë e hapjes do të zhvillohen edhe dy ankande me objekt dy kitarat e James Hetfield, të ardhurat e të cilëve do të shkojnë për bamirësi.

Duke qenë se California është shumë larg nga Tirana dhe që me siguri shumica e lexuesve tanë nuk do të kenë mundësinë të shkojnë dot në këtë muze, mund t’i shijoni ato këtu 😊