na ndiq ne

Karlmann King: Suv-i 4 milionë euro

09/11/2018

Makinat Suv janë një trend gjithmonë e më në rritje dhe kjo gjë është tashmë një rregull me të cilin po mësohemi të gjithë. Ajo që godet më shumë është fakti që ky segment po tërheq gjithmonë e më shumë njerëz me buxhete të pakufizuara, si psh klientët që preferojnë një Bentley Bentayga (lexo këtu për Bentley
Bentayga) apo një Rolls Royce Cullinan (lexo këtu për Rolls Royce Cullinan) , apo qoftë një Lamborghini Urus  (lexo këtu për Lamborghini Urus) pra për të gjitha shijet.

Por ka nga ata që përveç buxhetit, janë edhe pak kapriçiozë dhe egocentrikë. Për të tillë njerëz duhet diçka tjetër, jashtë normales, në të gjitha kuptimet. Kështu, një ide e re në këtë drejtim vjen nga “Made in Italy” ku ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht, kësaj rradhe vjen diçka XXL. Kompania Vercarmodel Saro, nga Beinasco në Itali, vjen me idenë e saj origjinale: të prezantojë një makinë që tërheq vëmendjen e të gjithë njerëzve, e frymëzuar nga linjat e një avioni Stealth (avionët ushtarakë amerikanë të padukshëm). Modeli quhet Karlmann King, ka përmasa të mëdha dhe është i personalizueshëm në çdo detaj.


Baza mekanike e këtij modeli është modeli amerikan Ford F-150, por me një njësi motorike të frikshme: 7.000 kubikë me 8 cilindraformë V. Telaio është e përpunuar në linjat me cepa dhe kulme, njëlloj si në stilin e avionëve amerikanë të padukshëm, por që në rrugë jo vetëm që nuk e fshehin makinën, por e bëjnë atë edhe më të dukshme për sytë e kujtdo, që në fakt është edhe qëllimi i prodhuesit. Dyert e Karlmann King hapen si dyert e një dollapi ndërsa dera e bagazhit në stilin e zakonshëm nga poshtë lart.


Dëshira dhe nevoja për të bërë çdo gjë në stil unik, si për të justifikuar edhe çmimin e kësaj makine çon në përdorimin e materialeve të çmuara si psh. sediljet në lëkurë origjinale krokodili, detaje në flori, apo një kasafortë, për çdo rast. Patjetër këtu nuk mungojnë kushte të komoditetit shtëpiak si psh. një divan për t’u shtrirë, një frigorifer për të mbajtur Champagne-n të freskët apo një televizor.
Çmimi? Ekzemplari i parë ka kushtuar 3.8 milionë euro dhe klienti i parë, siç mund të mendohet, është një sheik. Do ta blinit ju ndoshtanjë makinë të tillë? Kjo është një pyetje e vështirë, por me siguri, ne një xhiro do ta benim me qejf, nëse sheiku vendos të dalë një xhiro nga anët tona, por për momentin nuk njohim qëllimet e tij turistike 😊