na ndiq ne

Jashtë asfaltit pa duar?

02/06/2018

 

Duket se Land Rover synon që makinat e saj të jenë në gjendje të udhëtojnë me pilot automatik edhe jashtë rruge (fuoristrada). Kjo do të thotë që modelet e saj cilësore si Range Rover, Range Rover Velar, por edhe ato të Jaguar F-Pace apo E-Pace, pjesë e të njëjtit grup, të ofrojnë maksimumin e sigurisë dhe komoditetit edhe jashtë asfaltit. 

 

Edhe pse në treg koncepti i makinës që ngitet vetë ende nuk ka arritur formën e plotë, duket se ky drejtim është bërë tashmë realitet gjithmonë e më i afërt. Dëshmi e këtij realiteti është pikërisht edhe puna që po bën Land Rover për realizimin e makinave “autonome”. Titullohet CORTEX projekti që zhvillohet nga grupi Jaguar – Land Rover dhe ka si objektiv të zgjerojë guidën autonome edhe në kategorinë “all terrain”, dmth në gjendje të funksionojë në cdo terren edhe në kushtë të ndryshme atmosferike.

Teknologjia e ideuar nga projekti Cortex do të bëjë të mundur që makinat të lëvizin me mënyrë autonome  të niveleve 4 dhe 5 (të cilët janë edhe nivelet më të evoluara të automatizmit).

Projekti Land Rover bazohet në një teknikë që koordinon në kohë reale informacionet e marra nga sensorë të ndryshëm dhe që identifikohet me siglën 5D. Nxjerrja e të dhënave bëhet nga një sistem me sensorë akustikë, telekamera, radarë dhe fotokamera që funksionojnë me instrumentë të tipit LiDAR (Light Detection and Ranging). Kombinimi i kryqëzuar i morisë së informacioneve ofron njohuri të mira të terrenit ku lëviz mjeti. Ky sistem është në përmirësim të vazhdueshëm të aftësive për guidën jashtë rruge.

Obiektivi i paracaktuar nga grupi Jaguar – Land Rover është që të arrijnë ti propozojnë klientelës modele që të lejojnë të zgjedhësh gradën e ndihmës në guidë deri në autonomi të plotë. Në këtë program është përfshirë edhe Universiteti i Birminghamit i cili është specializuar në fushën e kërkimit të radarëve, sensorëve të platformave për guidën autonome.  Partner tjetër i grupit Jaguar – Land Rover është Myrtle AI, një kompani me eksperiencë të gjerë të përshtatjes automatike.

Projekti CORTEX është lancuar në mars të këtij viti dhe do të zhvillohet përgjatë 30 muajve. Financimi i projektit bëhet nga institucionet publike dhe në bashkëpunim me kompanitë private. Koordinatore e projektit është Agjensia Britanike për Inovacionin, Innovate UK.