na ndiq ne

Jaguar I-Pace (elektrike)

12/12/2017

 

Jaguar është duke kryer testet e fundit të kolaudimit të modelit më të ri I-Pace i cili do të jetë një version 100% elektrik. Tekniket e kompanisë britanike mbasi kanë bërë prezantimin vitin e kaluar në sallonin e Los Angeles janë kthyer sërish këtë vit për të përfunduar testet kualitative përpara se të lançojnë modelin.

Makina elektrike I-Pace do të prezantohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Kolaudimet janë intensive me qëllim që që të testohet performanca dhe besueshmëria e modelit të ri elektrik. Jaguar për këtë ka vendosur në dispozicion 200 njësi prototipe që në muajt e fundit kanë përshkruar 2,4 milionë km në di 11 mijë orë. Disa nga klientët kanë bërë që tani rezervimet e I-Pace dhe disa prej tyre janë përfshirë edhe në fazat e zhvillimit të modelit.

Kurioz ishte rasti i zonjës Kaliforniane Ann Voyer që mbasi pyeti nëse makina ishte në gjendje të përshkonte rrugën e saj të preferuar të preferuar në West Coast, bëri xhiron e parë me Suv-in e ri nga Jaguar. Inxhinierët e kompanisë britanike e kanë shoqëruar kështu në këtë udhëtim që nisi nga Sunset Boulevard di Los Angeles deri në Morro Bay të San Luis Obispo, duke përshkuar kështu 320 km vetëm me një karikim të baterisë me litium.

Jaguar do të njoftojë mbi çmimet, specifikimet  teknike dhe pajisjet gjatë muajit mars në Sallonin e Gjenevës ku pritet që modeli SUV të prezanohet për herë të parë.