Inaugurohet BMWAlbania
Tag Albania sjell makinat dhe motorët Bavarezë
Risitë janë të vështira për çdo sector nën kanosjen e Covid19, por sektori automotive në Shqipëri ka ditur të gjejë mënyra për t’i bërë ballë situates dhe për t’i qëndruar pranë klientelës. Ndër të tjera, një event i rëndësishëm së fundmi ka qenë ai i inaugurimit të konçesionarit zyrtar ekskluziv të markës gjermane BMW.
Emri i konçesionarit është TAG Albania dhe është pjesë e Tomic Group, një grup gjerman me seli zyrtare në Mynih dhe një aktivitet të gjerë në sektorin automotive. Specifikisht në fushën e konçesionarëve, Tomic Group ka një rrjet të rëndësishëm në rajon në të cilin përfshihen në mënyrë ekskluzive Kroacia, prej 37 vjetësh, Bosnja Hercegovina, prej 20 vjetësh në fund edhe vendi ynë, me hapjen e autosallonit të markës Bavareze, i cili gjendet në autostradën Tiranë -Durrës, km 8.
Jo pa qëllim përmendëm në fillim fjalën “risi”. Tag Albania do të sjellë përfaqësinë e plotë të markës BMW, duke sjellë në Shqipëri edhe motorët BMW, ku marka gjermane ka një pozicion unik në panoramën motociklistike në botë. Kjo do të thotë që në Tag Albania mund të gjejmë jo vetëm gamën e gjerë të makinave por edhe dyrrotakët, për të apasionuarit “fanatikë të erës ndër flokë”.
Tag Albania sjell në Shqipëri një shërbim të plotë BMW duke përfshirë përveç shitjes edhe shërbimet e “pas shitjes”. Këtu përfshihet trajtimi i pjesëve të këmbimit zyrtare dhe servisi i makinave BMW, kjo e fundit një mangësi për vendin tonë lidhur me këtë markë.
Në fakt, për fat të mirë apo të keq, inaugurimi i Tag Albania është bërë në mes të muajit të kaluar, me një event të vërtetë ku mundën të merrnin pjesë shumë të apasionuar të markës, përfaqësues të sektorit automotive në Shqipëri, përfaqësues të botës së biznesit dhe shumë miq e dashamirës nga të gjitha fushat e ndryshme.
Fjalën përshëndetëse e mbajtën përfaqësuesit e BMW-së si dhe të Tomic Group, të cilët pohuan me krenari se konçesionari Tag Albania është një përfaqësi zyrtare BMW e denjë për të qenë i pranishëm kudo në botë. Më në fund, edhe klientët shqiptarë të markës, do të kenë kënaqësinë të vizitojnë një autosallon të cilësisë dhe standardeve europiane.
Momenti kulminant i mbrëmjes ishte ai i lançimit te modelit të modeleve X6 dhe të Serisë 2 Gran Coupe. Në showroom nuk mund të mungonin modelet e shumëkërkuara me siglën “X”: X5 dhe X7 si dhe Seria 7 dhe Seria 8 Gran Coupe, të cilat shumë tifozë patën rastin t’i testonin në rrugë.
Këto modele dhe të tjera që plotësojnë ofertën BMW kanë qenë të pranishme në autosallon çdo ditë, por për fat të keq, të “vetmuara” pasi publiku e ka patur të vështirë qarkullimin këto kohë. Inaugurimi i autosallonit u bë vetëm pak ditë përpara “mbylljes së madhe” por duke qenë se situata e përgjithshme dhe rregullat e karantinës kanë shenja përmirësimi, është mirë të dini se BMW Albania (Tag Albania) ka qenë hapur çdo ditë jo vetëm si showroom por edhe me shërbimet e servisit. Me fjalë të tjera, stafi ekspert i Tag Albania ju mirëpret për të parë nga afër modelet e fundit BMW dhe për t’i provuar ato në një test drive (me lejet e posaçme natyrisht).
Në fund ju kujtojmë se Tag Albania ofron mundësi blerjeje edhe me leasing duke mundësuar pagesa komode të BMW-së suaj.
Ju mbetet vetëm të vizitoni Tag Albania dhe të shijoni eksperiencën tuaj BMW. Mos thoni që nuk e dinit! 😉