Hyundai Tucson në autosallonin e Albanian Motor Company
Rezervoni një “Test Drive”!
… kur themi “Rezervoni!” e kemi seriozisht, rezervojeni tani! Hyundai Tucson i ri ka ardhur tashmë edhe në vendin tonë dhe mund ta gjeni natyrisht në autosallonin zyrtar Albanian Motor Company, në Autostradën Tiranë – Durrës, km 10, menjëherë pas mbikalimit të Kasharit.
Pse themi se duhet ta provoni këtë model?
Në rradhë të parë Tucson i ri nga afër konfirmon përshtypjet pozitive që premtonin fotot. Pamja e jashtme është vërtet moderne, me forma gjeometrike dhe elementë inovativë si maskerino gjigande që shkrihet në të gjithë pjesën ballore dhe integron fenerët me teknologjinë Parametric Hidden Lights.
Fenerët janë zhdukur në formën e zakonshme që i gjejmë në makinat e sotme dhe janë integruar në elementët e maskerinos. Ky design nga afër ka një impakt vërtet të veçantë dhe modern. Kjo maskerino është edhe “firma” autentike e kësaj gjenerate të re të firmosur Hyundai.
Nga brenda rinovimi është gjithashtu total. Kruskoti ka një formë ergonomike të arritur, të organizuar në mënyrë plotësisht simetrike me ndarjen qendrore nëpërmjet ekranit me prekje të infotainment dhe bllokun e komandave të klimatizatorit, edhe këto thuajse totalisht me prekje.
Arkitektura është shumë soft, sipërfaqja e sipërme e kruskotit është thuajse totalisht e sheshtë, pa asnjë element ndërprerjeje, apo çdo gjë tjetër që mund ta “prishë” formën e saj perfekte. Këndet e harkuara dhe një kruskot relativisht i ulët lejojnë një fushëpamje të bollshme, krijojnë përshtypjen e një hapësire edhe më të madhe dhe mundësojnë futjen e dritës në kabinë për një udhëtim antistress.
Ajo që bie në sy dhe që është një rritje e bindshme krahasuar me modelin e mëparshëm është një cilësi materialesh dhe një kujdes në detaje më i madh dhe padyshim mbi mesataren e segmentit. Çdo sipërfaqe e prekshme, butonat, levat e komandave në timon të dekoruara me design të gdhendur në stil punimi bizhuterie, sistemi audio nga Krell, janë të gjitha detaje që i shkelin syrin një klientele edhe më kërkuese se më parë.
Opsionet janë të shumta dhe përfshijnë edhe “cruise control” aktiv të asistuar nga navigatori, ruajtjen e korsisë, sigurinë në rast përgjumjeje të shoferit e shumë opsione të tjera. Është rritur shumë edhe siguria që tani ka shtatë airbag si konfigurim minimal dhe që përfshin edhe airbag-un “jastëk” i cili hapet mes shoferit dhe pasagjerit dhe pengon përplasjen e këtyre në rast aksidenti.
Njësitë e para të mbërritura në konçesionar janë shitur të gjitha, por Albanian Motor Company garanton se do të plotësojë të gjitha kërkesat e tregut tonë me modele të gatshme dhe me mundësi porosie për klientët më “tekanjozë”.