Hyundai dhe strategjia “e ndryshme” e zhvillimit
Një strategji ndryshe – Ndryshe nga sa dikton tendenca e përgjithshme e prodhueve të ndryshëm automobilistikë, të orientuar drejt elektrifikimit apo hidrogjenit, Hyundai është e mendimit se motorët me benzinë dhe me naftë do të vazhdojnë të jenë protagonistë ne panoramën e viteve të ardhshme. Për këtë arsye kjo kompani ka hartuar strategjinë e saj deri në vitin 2025.
Përgjatë kësaj periudhe, përhapja e motorëve hibridë dhe elektrikë do të vazhdojë të rritet dhe deri atëherë, teknikët koreanë do të impenjohen të përmirësojnë motorët tradicionalë duke reduktuar ndotjen. Për këtë qëllim ka lindur edhe familja e re e motorëve dhe kambiove e quajtur Smart Stream.
Rritet efiçenza – Hyundai brenda 2022 planifikon të sjellë nëpër konçesionarë 10 motorë të rinj me benzinë, 6 me naftë dhe 6 kambio të familjes Smart Stream. Kompania ka deklaruar se rendimenti termik i motorëve të rinj do të superojë 50%, ndërkohë që sot motorët më të mirë arrijnë deri në 40%. Hyundai edhe pse nuk ka dhënë detaje për ndërhyrjet në motorët e saj, ka pohuar se do të fokusohet tek menaxhimi inteligjent i ngritjes së valvulave (CVVD) duke qenë se ndikojnë direkt në konsumin dhe performancën e makinës.
Dopio freksion me 8 marshe – Hundai prezantoi në Sallonin e Frankfurtit dopio freksionin me 8 marshe që konsiderohet me efikas falë numrit të lartë të raporteve dhe shpejtësinë në krahasim me një kambio automatik tradicional. Bashkë me këto zgjidhje do të vijnë edhe të tjera me të evoluara, si psh sistemi i motorit elektrik me hidrogjen me fuel cell i cili është prezantuar në 2013 me Hyundai ix35 Fuel. Modeli i ri që do të përdorë këtë teknologji do të ketë 163 KF, një autonomi 800 km dhe një bateri (me djegie) me më shumë hidrogjen, në mënyrë që të rrisë autonominë pa rënduar tek pesha dhe dimensionet e makinës.