na ndiq ne

Hyundai Bayon, fillon prodhimi

29/06/2021

Një tjetër Crossover bëhet gati nga kolosi korean

Hyundai Bayon është modeli më i ri që i shtohet ofertës së modeleve Hyundai. I gjatë 418 cm, Bayon është një Suv i vogël (ose B-suv nqs se lidhim me segmentin e përkatësisë) që sjell një debutim të ri për prodhuesin korean.

Nga ana e design-it, Bayon sjell një fytyrë të re për markën Hyundai, por në linjë me sa sjellin modelet e fundit. Maskerino e madhe, linja dhe forma gjeometrike me reliev, Bayon është një makinë me design modern.

Këtë e dëshmojnë edhe fenerët Led, një profil i përpunuar dhe dritat e pasme të vendosura në mënyrë vertikale në pjesën e pasme të lidhura nga një shirit i hollë led. Të gjitha këto spikasin mbi derën e bagazhit, ku sipërfaqja e lyer me bojë është minimale dhe ngjyra e zezë e përdorur gjerësisht në zonën e pasme kontrastohet dallueshëm nga dritat Led.

Nga ana mekanike Bayon ka shumë të përbashkëta me modelin e shumëshitur i20.

Brenda, si të gjitha modelet Hyundai spikasin design dhe teknologjia. Nga ana e design-it qëllimi kryesor i projektuesve ka qenë ergonomia dhe thjeshtësia për një makinë që duhet të jetë praktike në jetën e përditshme. Teknologjia spikat me ekranet Led ne kuadrin dixhital me përmasa 10.3” dhe ekranin me prekje të sistemit infotainment me përmasa 8 ose 10”, të vendosur në stil “tablet” në qendër të kruskotit.

Informacionet janë ende të paplota mbi këtë model ende të ri, por dime me siguri që Hyundai Bayon do të jetë e pajisur me motorin me tre cilindra, 1.000 kubikë me turbo, e shoqëruar me sistem hibrid të lehtë. Fuqia e këtij motorizimi është 100 dhe 120 kuaj fuqi, të cilët duket të jenë më se të mjaftueshëm për të lëvizuar me lehtësi Suv-in e ri Korean.