Grupi Volkswagen: 34 miliardë euro investime elektrike
Grupi gjerman shikon të ardhmen e makinave elektrike me shumë optimizëm. Duke qenë ky edhe një nga drejtimet kryesore ku kompania synon të bëhet lider, premton të investojë në vitet 2018 dhe 2022 në tre drejtime kryesore: motorë elektrikë, guidë të asistuar dhe dixhitalizim.
Obiektivat e grupit gjerman për të ardhmen janë kaq ambiciozë sa kreu i grupit Matthias Müller ka deklaruar se Volkswagen mendon të “rishpikë” makinën. Kompania ka deklaruar se ka një plan konkret në zhvillimin e teknologjive të reja deri në fund të viti 2020. Vlera e investimit është gjigande, 34 miliardë euro, duke i kushtuar një pjesë të madhe të këtij investimi motorëve ibridë dhe elektrikë.
30 modele elektrike deri në 2025 është objektivi konkret duke bërë kështu Volkswagen-in një nga markat lider në tregun elektrik. Në këtë mënyrë Volkswagen programon të prodhojë makina që nuk ndotin për të ulur ndjeshëm impaktin e automjeteve të reja ndaj ambjentit. Parashikohet që brenda 2030 makinat do të jenë të tërësisht të elektrifikuara, domethënë do të kenë të paktën nga një variant me karikim elektrik. Në këtë drejtim Volkswagen synon të shndërrohet edhe në një prodhues cilësor të baterive të makinave, teknologji e cila është e re për të gjitha markat e makinave aktualisht.
Një pjesë e fondit të investimeve (34 miliardë euro) do të shkojë për financimin e platformës MEB e cila është projektuar e gjitha nga zero dhe do të shërbejë si bazë ndërtimi për makinat elektrike me bateri. Kjo platformë do të jetë edhe pjesë e modelit të ardhshëm berlina me 5 dyer që parashikohet të dalë në 2019.
Grupi Volkswagen do të përsërisë strategjinë e platformës MQB e përdorur tashmë në disa modele të markave Audi, Seat, Skoda dhe Volkswagen. Në këtë projekt të ri pjesët mekanike do të jenë specifike për modelet me ndotje zero. Të gjitha makinat e bazuara në platformën MEB do të prodhohen në fabriken gjermane Zwickau, ku sot prodhohet Volkswagen Golf berlina dhe station wagon, Passat station wagon dhe karroceria e Bentley Bentayga dhe Continental. Kompania gjermane bën të ditur se në fund të 2018 modeli Passat do të transferohet në fabrikën Emden, ndërsa Golf do të spostohet në Wolfsburg sapo gjenerata e re teknologjike të bëhet gati për prodhim.