na ndiq ne

Google nxjerr në pension shoferët

01/11/2017

Waymo është një kompani e kolosit Google e cila është e impenjuar seriozisht në realizimin  guidës autonome. Ka disa vite me rradhë që Waymo realizon teste të vazhdueshme në këtë drejtim dhe nga experienca e akumuluar duket se ka dalë në një konkluzion disi të veçantë në lidhje me raportin njeri – makinë. Sipas saj, nuk duhet të lejohet në asnjë moment asnjë ndërhyrje humane në makinë gjatë vetëdrejtimit.

Kompania e Google-it ka bërë studime të vazhdueshme mbi jetën në bord të pasagjerëve gjatë vetëdrejtimit të një automjeti dhe duket se me të drejtë ata janë më të relaksuar seç duhet. Gjerat që ata bëjnë më shpesh janë të lexojnë, të kalojnë kohë në pajisjet elektronike, të punojnë në laptop apo edhe të dremisin apo të flenë. Asgjë e keqe në asnjë ga këto veprime, përveç faktit që në këtë gjendje shoferi/pasagjeri nuk do të ishte në gjendje të reagonte në kohën e duhur dhe të merrte vendimin e duhur. Një ndërhyrje e shoferit të pavëmendshëm pra do të ishte edhe më e rrezikshme.

Ky interpretim i kësaj situate është në kontrast me vendimin e shumë prodhuesve të tjerë të cilët mendojnë që në momente kritike, timoni duhet t’i kthehet shoferit në dorë për vendimin më të mirë.

Vendimi i Waymo është interesant në arsyetim, pasi sot shumë drejtues, megjithëse në timon, janë të pavëmendshëm pikërisht prej një përdorimi jokorrekt të aparateve celularë. Në një situatë kur ata janë të legjitimuar ta bëjnë këtë, me siguri pritet që vëmendja të jetë 0.

Nga ana tjetër, skenari kur shoferi është në makinën e tij dhe nuk mund të ndërhyjë në guidë në asnjë moment, qoftë edhe nëse syri human sheh një potencial rreziku që makina nuk e sheh, mbetet i frikshëm dhe shumë nga ne do të tentonin ta evitonin.