na ndiq ne

Gafa e Mercedes Benz në Twitter

15/10/2017

Brand-et e mëdha mund të bëjnë dhe gabime, sidomos kur vjen puna në çështje marketingu ku beteja është e pafundme dhe shprehja “lumi fle, konkurrenti s’fle” është më e vërtetë se kurrë.

Në momentin e prezantimit në Sallonin e Frankfurtit IAA 2017 të projektit të fundit nga prodhuesi i “Yllit” gjerman, Mercedes Benz Project One AMG, makina hypersportive hibride, vëmendja ishte e gjitha e tyre. Duke ndjekur cilësimin e Dieter Zetsche, nr. 1 të Mercedesit, që Project One është një “Formula 1 për përdorim në rrugë normale”  publikimi zyrtar në profilin e MB në Twitter ishte: “Mercedes  AMG Project one, The Ultimate Driving Machine”.

Për ata që nuk janë shumë familjarë në këtë ambjent, kujtojmë këtu se “The Ultimate Driving Machine” është një slogan i vjetër i prodhuesit të “helikës” që ata nuk e kanë braktisur kurrë në fakt.

Këtij autogoli nga Mercedes, BMW iu përgjigj me një ironi fine: “Grow Mercedes!” (Rritu Mercedes).

Mercedesi e ka fshirë këtë tweet nga faqja zyrtare në twitter, por siç mund të mendohet lehtë, në mediat sociale, çdo gjë merr dhenë në pa sekonda. Të shumta kanë qenë reagimet e fansave ku shumë prej tyre nuk mund të fshihnin habinë se si mund të kishte ndodhur ky gabim.