Fotot e para të Wrangler të ri
Në panoramën e shumëfishuar tashmë me terma dhe modele, midis SUV, Crossover, Fuoristradë e derivate të tjera, ka disa pika reference që shërbejnë si orientim dhe që sikur duan t’i kujtojnë të gjithë anëtarëve të rinj se cila është origjina nga ku ky segment i pasur ka lindur. Një nga këto referenca është patjetër edhe Jeep Wrangler, një mit në segmentin e makinave fuoristrada “pa kompromise”.
Kështu, imazhet e para të fotografuara në Las Vegas shoqërohen me informacionin se modeli do të prezantohet zyrtarisht në Los Angeles, në fund të nëntorit, në pavionin e markës Jeep, tashmë pjesë e grupit FCA (Fiat Chrysler Automobiles).
Informacionet janë ende të pakta por siç mund të pritej dhe shihet nga fotot, design-i i makinës mbetet shumë i ngjashëm me modelin original. Me një ndjeshmëri të rritur ndaj ambjentit (dhe portofolit) konsumi i karurantit është reduktuar ndërsa siguria në guidë është rritur. Wrangler-i i ri ruan maskerinon në formë trapezi, fenerët e rrumbullakët dhe fenerët e pasëm katrorë. Për fanatikët e modelit dhe të aventurës “off-road” xhamin i parë është i përkulshëm në versionin cabriolet.
Sipas informacioneve nga Mopar, shoqëria që merret me shërbimet post shitje dhe aksesorët e mundshëm për ta personalizuar në maksimum modelin, janë gati tashmë 200 pjesë speciale të destinuara për Jeep Wrangler 2018. Kit-i i ngritjes së telajos, disqet kundër zhbllokimit të gomës, parakolpi dhe drita specifike për off- road, etj.
Një makinë ikonë si Wrangler, meriton më të mirën – deklaron Mopar. Për këtë arsye ofrojmë zgjidhje për të kënaqur shijet e veçanta të apasionuarve të këtij modeli.
Edhe këtë vit, për herë të tetë, Wrangler ka fituar titullin e makinës më të “nxehtë” 4*4 SUV ( hottest 4×4-Suv) si mjeti më i përshtatshëm për t’u personalizuar.