Ford Mustang Mach-E
Versioni GT vjen me 465 kuaj fuqi
Modeli elektrik i pagëzuar me emrin e lavdishëm Mustang nga prodhuesi amerikan vjen së shpejti në tregjet e ndryshme në disa versione. Procesi i shitjes ka filluar tashmë online ku mund të blejnë qytetarë nga shtete të ndryshme.
Versioni elektrik është një makinë ndryshe nga Coupe-ja që kemi njohur deri tani dhe është më shumë një crossover. Sipas kërkesave dhe preferencave, klientët mund të zgjedhin midis versioneve me një ose me dy motorë me fuqi që shkojnë nga 258 deri në 337 kuaj fuqi.
Për ata që nuk kënaqen me kaq, Ford ofron versionin sportiv Mustang Mach-E GT me fuqi 465 kuaj dhe moment rrotullues 830 Nm. Modeli sportiv ka bateri me kapacitet më të madh, tërheqje integrale dhe dy motorë, një për çdo aks.
Performanca e premtuar është prej hypercar: vetëm 3.7 sekonda për të shkuar nga 0 – 100km/h. Autonomia është gjithashtu më se e mjaftueshme për të patur një eksperiencë guide pa stresin e karikimit: 500 km janë për të shkuar deri në jug e të kthehesh edhe pa nevojën e karikimit.
Modeli sportiv dallon edhe për një pamje më agresive dhe të kuruar në detaje si disqet e bollshme, pincat e frenave në ngjyrë të kuqe përveç ngjyrave të veçanta që janë bojëqielli Grabber dhe portokalli Cyber. Edhe amortizimi është special me amortizatorët aktivë MagneRide ndërsa nga ana e teknologjisë në bord gjejmë sistemin multimedial Sync 4, version i ri i një sistemi më se të kolauduar. Komandimi bëhet nga ekrani me përmasa 15,5” ndërsa timoni është i veshur në Alcantara.
Për blerësit në USA, oferta e momentin përfshin abonimin FordPass Charging Network falas për pesë vjet!
Interesant është fakti që nga të gjitha porositë e modelit elektrik, versioni sportiv GT zë më shumë se 1/3 e të gjitha porosive.