na ndiq ne

Fiat Panda

08/10/2017

Fiat Panda është një ndër modelet më të përhapur në Itali edhe sepse prodhohet që prej 1980, vit kur zëvendësoi modelin e suksesshëm paraardhës Fiat 127.
Fakt është që vështirë të ketë italian të mos ketë vetë, në familje apo të mos ketë patur ose ngarë të paktën një herë një Fiat Panda.
“Il Pandino” (siç i thonë italianët në gjuhën popullore) është një ikonë e makinave të qytetit (në fakt e palodhur në kilometra) tashmë në gjeneratën e saj të tretë që vazhdon të shitet me një ritëm prej 12.000 makinash në muaj. Sekreti i këtij suksesi është në fakt shumë i thjeshtë: cilësi në ndërtim, motorra të përshtatshëm, e përshtatshme për përdorime të ndryshme dhe çmime konkurruese.
E parë nga ky këndvështrim, Fiat ka menduar të rifreskojë sadopak këtë model duke u perqendruar tek elementët e brendshëm.
Pa revolucionuar natyrën e saj, në këtë model gjejmë një timon me formë të re, design të ri të kuadrit dhe veshja e sediljeve.
Gjejmë të rinovuar gjithashtu edhe sistemin multimedial që tani përfshin edhe një sistem audio aspak të keq si dhe një mbajtëse për smartphone-in tuaj.
Motori 1.200cm3, që tashmë plotëson normativat antindotje Euro6, është motori më klasik për këtë lloj makine. 69 kuaj fuqi nuk e bëjnë Pandën një makinë sportive, por e çojnë larg edhe ngaqë “Pandino” peshon vetëm 1.115 kg peshë reale në gjendje pune (me të gjitha furnizimet e nevojshme si ujë, vaj, karburant, etj). Makina ecën lirshëm me këtë motorr në qytet por natyrisht edhe në udhëtim.
Panda nuk është një Suv, por ka një pozicion guide mjaft të ngritur i cili ofron një pamje të mirë të rrugës, një guidë të rehatshme dhe lejon të shohësh mirë edhe përqark makinës. Nëse zgjedhja juaj do të bjerë mbi versionin 4×4, atëherë aq më shumë kjo makinë është e përshtatshme edhe për ndonjë rrugë fshati dhe struktura e përgjithshme e makinës është edhe më rezistente.
Në përmbledhje mund të themi që kjo është një makinë e përshtatshme për përdorime të ndryshme, e thjeshtë në kuptimin e mirë të fjalës (që do të thotë mirëmbajtje ekonomike) dhe me një sy të shkelur ndaj tendencave të reja pasi në design dhe pozicion guide afrohet me segmentin crossover/Minisuv. Për çdo gjë tjetër, deri në një test drive të detajuar, ju sugjerojmë një prove reale, pasi eksperti më i mirë jeni ju vetë.