na ndiq ne

DS 7 Crossback: Sfida franceze në segmentin SUV

17/11/2017

DS7 është marka franceze e krijuar nga Citroën, ose më saktë nga Grupi PSA dhe synon të ketë një pozicionim Premium në disa segmente. Vlen të thuhet se ky pozicionim, sipas prodhuesit francez, shprehet më shumë në cilësi sesa në çmim, duke tentuar ta bëjë këtë element edhe një ndër pikat e forta të konkurrencës në treg. Modeli në fjalë është një propozim më se interesant në segmentin SUV në përmasa mesatare. Konkretisht DS7 Crossback merr frymëzim nga eleganca franceze dhe vë theksin tek cilësia duke mos lënë mënjanë teknologjinë.


DS ka në plan të lancojë një veturë të re cdo vit për gjashtë vitet e ardhshme, me qëllim që të rrisë shitjet në nivel global duke u propozuar si alternativë e markave të luksit. Makina e parë është modeli Suv mesatar DS 7 Crossback që u prezantua në sallonin e Gjenevës. Edhe pse me përmasa më të mëdha (457 cm e gjatë) konsiderohet si rivale Audi Q3 dhe BMW X1. Modeli i ri ka linja të vecanta dhe disa cilësi teknike që nuk janë disponibël në veturat e tjera të kompanisë PSA, si kambio automatike me 8 marshe, motori elektrik i rikarikueshëm nga motori me benzinë (hybrid) etj.


Nga brenda DS7 ofron një design padyshim original. Blloku i komandave duket shumë teknologjik falë monitorit dixhital në vend të kuadrit dhe një ekran me prekje (touchscreen) në mes. Që të dy janë 12 polsh dhe dhe me konfigurim shumë të mirë. Versioni i serisë përfshin: sistemin kundër përgjumjes dhe hutimit, sistemin që mban makinën brenda korsisë deri në shpëjtësinë 180 km/h, asistencë në parkim, teknologjinë që rregullon dritat e gjata. Një sistem shumë teknologjik është sistemi Active Scan Suspension që bazohet tek telekamera në pjesën e sipërme të xhamit të parë që identifikon imperfeksionë në rrugë (deri në 5 metra) dhe përshtat përgjigjen e amortizatorëve. Teknologjia Night Vision përdor një telekamer me rreze infra të kuqe që identifikon pengesa deri në 100 metra. Fenerët e përparmë janë led dhe rregullojnë dritën në bazë të shpejtësisë.


Modeli DS 7 Crossback është disponibël me pesë versione motorësh: benzinë 1.2 PureTech me 130Kf, 1.6 THP me 180 kf dhe 225kf. Alternativa e motorëve të naftës përfshin 1.6 BlueHDi me130 Kf, 2.0 BlueHDi me 180 Kf. Njësitë me 130 Kf përdorin kambion manuale me 6 raporte. Tek versionet e tjera është parashikuar kambio i ri automatik EAT8, me 8 marshe që sipas kompanisë prodhuese përmirëson konsumin dhe komfortin e guides. Kambio EAT8 mund të kombinohet edhe me motorin hibrid me 300 Kf tërësisht i ri. DS për version elektrik deklaron një autonomi 60 km dhe koha e karikimit është 4,5 orë të cilat reduktohen në 2,5 në rast se përdoret karikimi i shpejtë.
DS 7 Crossback mund të përzgjidhet me çmime që variojnë midis 30.000 euro dhe 60.000 euro. Versioni hibrid do të jetë disponibël në gjashtë mujorin e parë të 2019.