na ndiq ne

Autobusi që nuk do të ecë mbi makina

30/07/2017

Trafiku mbetet një ndër problemet më serioze të shumë qyteteve të mëdha sot në botë. Kështu nisi projekti i autobusit që synonte të ecte mbi makina, duke i lejuar ato te ecnin lirisht poshtë tij. Ky projekt dukej se ofronte një zgjidhje gjeniale. Të gjitha testimet e projektit kanë filluar të implementohen një vit përpara.
Gjithcka ndodh në qytetin e Qinhuangdao ne Kinën e largët ku projekti Transit Elevated Bus (TEB-1) duket se nuk do të jetojë më në vazhdim.

Autobusi që ecën mbi shina dhe në asfalt, duket se në vend që të përmirësonte
trafikun e qytetit, e përkeqësoi atë. Shkaku kryesor ishin përmasat e tij: i gjatë mbi 22 metra,
me një gjerësi 7,6 m dhe lartësi gati 5 metra, ky autobus që transportonte deri në 300
pasagjerë njëkohësisht,  krijonte jo pak probleme në trafik edhe për mënyrën e veçantë të
qarkullimit të mjeteve poshtë tij.

Sipas mediave kineze, shkaku kryesor duket të ketë qenë edhe nje mashtrim i madh
kundrejt investitorëve të shumtë të cilëve projekti iu propozua online si një projekt novator
dhe fitimprurës. Fitimet e këtij projekti nuk u panë kurrë dhe gjithë cfarë mbetet do të jetë
vetem një kujtim në foto pasi autobusi i vetëm i ndërtuar ka filluar të smontohet dhe do të
shkatërrohet plotësisht.