na ndiq ne

Citroën C4 i ri

22/06/2020

Gjenerata e re sjell ndryshime

Gjenerata e re e modelit C4 nga prodhuesi francez, kandidat në segmentin C, duket se vjen i rinovuar me synime interesante. I pari ka të bëjë me formën e tij ndër vite. Që në gjeneratën e tij të parë, në vitin 2004 dhe në vijim, Citroën C4 ka qenë një hatchback, model tipik i shumë modeleve europiane në këtë segment.

Me modelin e ri, nën presionin e trendeve aktuale, duket C4 i ri do të jetë një më shumë një crossover, i lartë nga toka dhe me forma që ngjasojnë më shumë me një Suv të vogël. Duhet të presim në këtë drejtim edhe një optimizim hapësirash bazuar në eksperiencën aktuale të modelit Citroën C4 Cactus. Citroën C4 i ri kërkon të jetë një model i veçantë edhe në drejtim të design-it, por le të themi që në të kaluarën prodhuesi francez na ka mësuar me modele më të realizuara. Na vjen ndërmend këtu një model legjendar si Citroën GS i viteve ’70.

Nga Brenda Citroën C4 ka linja më të pastra, esenciale, për të mos thënë bazike, por që duken të kënaqshme nga ana e ergonomisë dhe komoditetit në përdorim. Si gjithmonë në traditën e prodhuesit francez, nga ana e teknologjisë C4 i ri do të jetë një automjet me hapin e kohës ku dallojmë kuadrin dixhital, infotainment në qendër të kruskotit në stil tablet dhe thuajse mungesën totale të butonave.

Leva e kambios duket se është zhdukur, detaj ky që fsheh jo vetëm pajisjen me kambio automatike në rang të gjerë, por që në fakt sjell në mënyrë të heshtur edhe një element tjetër ku Citroën synon të zërë një vend të rëndësishëm. Bëhet fjalë këtu për versionin elektrik të Citroën C4, i cili natyrisht nuk ka nevojë të ketë levën e marshave.

Ndër motorët tradicionalë, tek C4 do të gjejmë njësitë e reja (ekologjike) me tre cilindra dhe vëllim 1.200 kubikë me benzinë. Fuqia do të jetë 100 kuaj për versionin normal dhe 130 ose 150 kuaj për versionet me turbo. Motori diesel, i vetmi me shumë mundësi për këtë model, duhet të jetë njësia 1.500 kubikë në fuqitë me 100 dhe 130 kuaj.

Motori elektrik, do të ketë 136 kuaj fuqi, por detajet e tjera të këtij motorizimi, si autonomia, kohët e karikimit, etj ende pritet të zbulohen në prezantimin zyrtar të këtij modeli.