na ndiq ne

Chevrolet Silverado e re

08/12/2018


Të gjithë ne e dimë që modelet pick-up janë të sukseshme kryesisht përtej oqeanit, jo vetëm në USA, por kudo përtej jashtë Europës.

Mirë apo keq, çdokush zgjedh sipas shijeve personale dhe nevojave të përdorimit. Pavarësisht kësaj, këto modele duket se edhe në Europë së fundmi janë ngjallur më shumë interes dhe mbeten makina interesante, të vetmet ndoshta të përshtatshme për një aventurë të mirëfilltë.

Vitet e fundit vihet re një vëmendje më e madhe e prodhuesve të ndryshëm për t’i bërë këto makina më të bukura dhe më të veçanta. Pasi kemi parë disa modele interesante si Ford F150, Ram 1500, Mercedes X-Class apo prototipin e Jeep Gladiator (kliko emrat e modeleve për artikullin përkatës) rradhën e ka një tjetër prodhues amerikan me traditë të gjatë në këtë segment.



Chevrolet Silverado është një model që ka dalë për herë të parë në vitin 1998 dhe modeli i prezantuar pak ditë më parë është gjenerata e katërt e cila do të dalë në treg në fund të vitit të ardhshëm. Puna e designer-ave ka nxjerrë në pah një model gjigand me një fytyrë të madhe, të pushtetshme, gati gati të frikshme.

Është lloji i makinës që të jep përshtypjen që nuk do të doje ta ndeshje përballë në një parakalim të guxuar (apo të gabuar) tonin  apo nga shoferi i saj …

Chevolet Silverado do të ketë ndër të tjera edhe një motor me naftë V8 Turbodiesel, e veçantë kjo për tregun amerikan, pavarësisht se Siverado ngjason më shumë me një kamion të vogël sesa me një veturë apo SUV të stilit europian.

Nuk kemi ende shumë detaje për këtë model dhe as foto nga brenda kabinës. Çmimi gjithashtu është i panjohur, por pritet të kushtojë afërsisht sa modeli aktual, që fillon nga 35.000 dollarë, që konvertuar në valutën europiane janë afërsisht 31.000euro.