BMW X7
BMW ka qenë një nga markat më të sukseshme në segmentin SUV me një ofertë të diversifikuar. Deri tani modeli X5 ka qenë niveli më i lartë i propozuar nga BMW, por me sa duket, në Munich kanë gjykuar se ky “tavan” mund të tejkalohet duke guxuar në territore ku Range Rover mbretëron thuajse e “pashqetësuar”.
Sipas cilësimit në komunikimin zyrtar nga BMW, X7 do të jetë një model i ri në segmentin e luksit që do të përfaqësojë BMW-së në një nivel të ri. Stili i ri bazohet në forma të thjeshta dhe esenciale, material high-class dhe një system informacioni dhe argëtimi (infotainment) në bord të pakrahasueshëm.
Design-i i ri ofron shoferit dhe pasagjerëve një ndjesi hapësire (të vërtetë duke konsideruar përmasat) që kombinohet mirë me pajisjet moderne në bord.
Nga jashtë, X7 paraqet një drejtim të ri në përmasa dhe design, duke u bazuar në një gërshetim dhe kryqëzim linjash të mprehta gjeometrike, të cilat të shoqëruara në përmasa të bollshme, premtojnë një makinë të rëndësishme në pamje dhe në imazh.
Duke qenë se mungojnë ende shumë informacione mbi këtë model, presim ende të mësojmë se çfarë kjo BMW do të ofrojë mbi teknologjinë e avancuar të guidës autonome, motorëve hibridë apo elektrikë duke qenë të bindur se menaxherët bavaresë e llogaritur mirë vështirësinë e hyrjes në një segment të ri.