BMW X5 e re në faza kolaudimi
Pas lajmit mbi përgatitjet e modelit të ri BMW X7, duket se grupi BMW po përgatit një sulm serioz në segmentin SUV, duke përgatitur edhe versionin e ri të modelit më të vogël X5. Vetëm pesë vjet për të kaluar në modelin e ri BMW X5 janë një pension i parakohshëm i modelit të vjetër.
Modeli aktual (përkon me gjeneratën e tretë) është prezantuar në 2013 dhe ka patur plot pika të përbashkëta me modelin e vitit 2006. Telajo dhe distanca midis akseve e njëjtë në dy nivelet, tregon që hapësira në kabinë nuk ka ndryshuar. Ndërkohë, modeli i ri që do të prezantohet në sallonet e makinave në 2018, do të jetë një model krejtësisht i rinovuar në krahasim me modelin paraardhës.
BMW X5 e re duket se do të mbetet gjithsesi një Suv i madh, e gjatë rreth 490 cm dhe me profil anësor të lartë. Imazhet e para të versioneve të maufluara që po bëjnë testet në rrugë zbulojnë fenerët e pasëm të holluar në design, sipas modës aktuale dhe vijëzimi i i thellë në pjesën anësore tregon një pamje më të gjallëruar. Ndërsa stili i karrocerisë do të jetë i ngjashëm me modelin e fundit të BMW X3 dhe X2. Modeli i ri X5 që do të dalë këtë vit do të bazohet në platformën CLAR e cila është përdorur edhe tek modeli X3. Sipas të dhënave paraprake kjo makinë do të jetë më e lehtë dhe e këndshme në guidë ndërkohë që teknikët e BMW-së po përpiqen të realizojnë një kabinë sa më të bollshme.
Pjesa e brendshme e makinës do të jetë në të njejtën linjë me stilin tipik BMW të modeleve të fundit, kështu që do të pajiset me detaje sportive dhe blloku i komandave do të jetë i orientuar nga shoferi.
Duket se do të rinovohet pamja pas timonit me një ekran të personalizueshëm në funksione, të ngjashëm me modelet Audi dhe Volkswagen..
Motorët do të jenë me 4 dhe 6 cilindra në linjë për versionet normale, si në rastin e veturës BMW Seria 5 dhe V8 për versionet muskuloze X5 M, e cila do të konkurrojë me SUV të tjerë perfotmantë si Maserati Levante Trofeo, Mercedes-AMG GLE 63 dhe Porsche Cayenne Turbo.
Gjithashtu nuk do të mungojnë versioni hibrid dhe varianti coupé, që quhet ndryshe X6.