na ndiq ne

BMW Seria 7 gati për facelift

02/07/2018

Prodhuesi bavarez duket se po përfshin çdo model në design-in e ri me dopio veshkën e zmadhuar. Ky design i ri është parë fillimisht në prezantimin e modelit X7 (kliko këtu për prezantimin e SUV-it të madh BMW X7) dhe është përcjellë më tej edhe në modelet e tjera X3 (kliko këtu për artikullin e BMW X3), X5 (kliko këtu për artikullin e BMW X5), etj. sipas kalendarit të rinovimit të tyre.

Modeli i ri është parë i mbuluar me adezivë të ngjyrosur për të fshehur detajet e linjave të reja, por nga disa detaje, si gojëzat e ajrit të zmadhuara dhe marmitat vistoze drejtkëndëshe mendojmë që këtu bëhet fjalë për versionin Top 760 Li, me motorin e fuqishëm V12.

Modeli i ri mund të ketë edhe ndonjë risi në njësinëmotorike, por ç’është e vërteta, kjo njësi mbetet një xhevahir i inxhinierisë gjermane. Motori është 6.600 kubikë, ka 12 cilindra në formë V, që është ende perfeksioni inxhinierik për fuqi dhe mungesë vibrimesh. Fuqia është 610 kuaj fuqi në regjimin 5.500 xhiro/min me një moment rrotullues akoma më unik: 800 Nm në vetëm 1.500 xhiro/min janë vërtet WOW!

Ndërkohë design-i, siç e thamë më lart, përparon në drejtimet e reja stilistike të konfirmuara edhe nga risitë e fundit të markës, ndër të tjera edhe Seria 8 e prezantuar pak më parë në një artikull të dedikuar (kliko këtu për artikullin).

Në bazë të këtyre të dhënave mendojmë që maskerina do të jetë edhe më dominante ndërkohë që fenerët do të bëhen më të hollë.

Ngabrenda do të jetë çdo gjë e gjeneratës së fundit përfshirë kuadrin dixhital, infotainment, materialet top nga ana cilësore dhe pse jo, mund të jetë rasti për ndonjë sistem të ri të asistencës në guidë, duke qenë se konkurrenca ecën përpara me Mercedes S Class apo Audi A8, shprehia më e lartë e teknologjisë aktuale në industrinë e makinave.