na ndiq ne

BMW prezanton prototipin e Serisë 8

09/03/2018

BMW duket se ka konfirmuar përfundimisht rigjalljen e serisë 8, e cila siç dihet, plotëson “nga lart” ofertën e prodhuesit bavarez me një coupé luksoze me katër dyer, siç komandon moda aktuale e sektorit “sport luks”.

Modeli GranCoupè paraqet serinë e re që do të ketë një version coupé (në foto) dhe një version cabriolet, që me sa duket do t’i zerë vendin Serisë 6.

Në foto duket qartë se cili do të jetë drejtimi stilistik i kësaj coupé-je, dhe gojëzat e ajrit agresive flasin për një model M me predispozita racing.

Distanca ndërmjet akseve paraqet një linjë elegante që bëhet muskuloze në pjesën e fundme me parafangot e evidentuara. Pjesa e pasme, moderne dhe aktuale pasurohet nga dritat me elementë Led dhe katër marmitat në stil tradicional sportiv, siç i ka hije një MSport-i të vërtetë.

Jeshile, blu apo gri? Ngjyra e kësaj BMW-je speciale është një miks elementësh që me sa duket, në kushte të ndryshme drite merr tonalitetet e grisë, blusë dhe jeshiles. Megjithëse kjo makinë do të jetë një objekt jo i zakonshëm dhe për pak xhepa, për të mos u merzitur me një makinë “monotone” me të njëjtën ngjyrë, BMW ka menduar mirë të alternojë këto variante.

Kujdes, kur t’i thoni dikujt çfarë ngjyre e keni makinën, sepse mund të dilni edhe bllof në momente të caktuara.

Për momentin BMW nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër mbi njësitë motorike, variantet elektrike, pjesën e brendshme apo teknologjitë e disponueshme. Kjo tregon që na ndan ende disa kohë përpara se makina të jetë kompletuar me të gjitha pjesët përbërëse dhe të jetë gati për treg.