na ndiq ne

Autosallon Tirana 2018

03/06/2018

“Motor Show” është një përkufizim i rëndësishëm që çdo punonjës i sektorit automotive apo çdo i apasionuar ì botës së makinave dhe motorëve e njeh mirë. Në vetvete ai është një festival i kësaj industrie që ndër dekada ndez pasione dhe të bësh një gjë të tillë nuk është e thjeshtë. Pak janë shtetet në Europë dhe në botë që organizojnë të tillë. 

Megjithëse në Shqipëria është një mikrotreg në këtë drejtim, për nga vetë përmasat e vendit tonë,  kjo nuk ka ndalur nismën “Autosallon Tirana” e cila në 2018 vjen në edicionin e tretë. Një nismë padyshim për t’u përgëzuar për meritën në organizim dhe për spektaklin që u ofrua për katër ditë rradhazi në ambjentet e qendrës së panaireve Expocity-t, pranë Citypark.

Programi ishte ambicioz dhe i plotë duke parashikuar një ekspozim interesant të disa prej markave dhe modeleve më prestigjioze dhe ekskluzive.

Mektrin Motors, një prej konçesionarëve më të mëdhenj në vend me markat e tij të mirënjohura Land Rover (lexo këtu artikujt mbi Range Rover, Range Rover Velar), Jaguar (lexo këtu artikujt mbi Jaguar F-Pace, E-Pace dhe Jaguar XJ) dhe Volvo (lexo këtu artikujt mbi Volvo V40, Volvo XC60 dhe Volvo V90), ofroi një paradë shumëngjyrëshe me modelet e fundit dhe një staf profesional në dispozicion.

Autostar nga Grupi Kastrati solli modelet e fundit të Mercedes-Benz për klientelën business, S Class Maybach (lexo këtu artikullin mbi S Class), por dhe SUV-in GLC dhe  A Class, modelin për një klientelë më të gjerë.

Pasioni i vërtetë në këtë autosallon përfaqësua nga Alfa Romeo me dy modele që tashmë kanë siguruar një pozicionim të veçantë në çdo treg: Giulia dhe Stelvio.

Nuk mungonin modele nga përtej oqeanit, ku Mazda prezantoi disa nga modelet e fundit në treg si Mazda 6 (lexo artikullin mbi Mazda6 2018), versioni i fundit pas rinovimit, dhe versionet e preferuara në segmentin SUV, Mazda CX5 (lexo këtu artikullin mbi MAzda CX5) dhe CX3.

Segmenti i makinave të aventurës u përfaqësua nga modeli i fundit legjendar i markës amerikane Jeep Wrangler, por kishte edhe modele më “qytetare” si Grand Cherokee dhe Compass.

Përveç shumë modeleve të tjera, në autosallon kishte edhe përfaqësi nga industritë mbështetëse të botës së makinave si Bolv Oil, përfaqësues të produkteve të ndyshme dhe një shërbim shumë interesant që parashikon mbrojtjen e makinës nga jashtë dhe nga brenda duke ofruar veshje apo “mbulesa speciale” nga specialistët e kompanisë Ceramic Pro.

Progami i mbushur i këtij mega eventi parashikoi edhe një forum të rëndësishëm, organizuar nga ACA (Automobile Club Albania) me pjesëmarrës nga qeveria qendrore dhe lokale si dhe ekspertë ndërkombëtarë të cilët folën për shërbimet e shumta që ACA ofron për anëtarët e saj dhe për problematikat kryesore të jetës së çdo automobilisti.

Me kampionatin e veçantë “Go-Kart” plotësohej edhe pjesa e zbavitjes ku të apasionuar të të gjitha moshave patën mundësinë të ushtronin në një pistë të vërtetë pasionin e madh për “katër rrotat”.