na ndiq ne

Audi RS4 Avant

20/12/2017

Çfarë mund të dëshirohet më shumë sesa një makinë e fuqishme që mund të shijohet edhe në pistë, por të jetë e përshtatshme dhe praktike edhe për përdorim të përditshëm? Ishte ky pak a shumë komenti i Stephan Winkelmann, drejtor i përgjitshëm i Audi Sport GmbH, i cili pret që modeli i ri t’i japë një hov shitjeve pikërisht në segmentin e makinave sportive station wagon.

RS4 është një ikonë referimi sot kur flitet për makina sportive të një lloji të veçantë, të atij lloji që të lejon të udhëtojnë katër ose pesë persona, me bagazhe të bollshme e madje edhe me kafshë shtëpiake, nëse keni. Po, një RS4 Avant të lejon të bësh gjithë këto gjëra, por nën shtytjen sportive të motorit të 10 vjet më parë do ta kishin zili shumë makina sportive ekstreme.

Dynamic photo,
Colour: Nardo gray

Ndoshta mund të jetë me vend këtu të kujtojmë se modeli i pare i llojit, ende jo i pagëzuar RS4, lindi në vitin 1992. Bazohej në njësinë motorike 2.200 kubikë turbo, me pesë cilindra dhe 310 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale ishte 250 km/h (sipas traditës gjermane) dhe një sprint nga 0-100 për vetëm 5.4 sekonda. Në atë kohë këto parametra nuk ishin punë e thjeshtë. Në këtë kohë ende nuk ishte pagëzuar RS4.

Sigla e vërtetë RS4 është shfaqur në vitin 1999, e bazuar në njësinë 2.700 kubikë, V6 biturbo e cila gjeneronte 375 kuaj fuqi dhe një përshpejtim nga 0- 100km/h për 4.9 sekonda. Audit iu desh të dyfishonte prodhimin duke parë kërkesën e madhe!

Interior

Kështu Audi Sport GmbH prezantoi kësaj rradhe modelin e fundit të RS4 Avant, ku pa e zgjatur po shkojmë drejt e në temë siç i ka hije një makine sportive. Motori 2.9 TFSI (në Shqipëri nuk do të paguante as taksën e luksit) arrin të zhvillojë 450 kuaj fuqi dhe 600 Nm moment rrotullues. Tërheqja është integrale në raportin 40/60 midis aksit të parë dhe të pasëm. Për të shkuar nga 0-100km/h duhen vetëm 4.1 sekonda dhe konsumi mesatar është 8.8 litra/100km.

Designer-at morën edhe një here frymëzim nga Audi 90 Quattro IMSA GTO duke përdorur shumë elementë të cilët shënojnë dallimin e RS4 nga A4 e tjera normale. Maskerino me strukturën në formë hoje bletësh, fenerët matrix Led, paranfangot e zgjeruara 30mm dhe spoileri i pasëm i japin një look agresiv dhe bashkëkohor.

MMI display

“RS Sport Suspension” dhe “Audi Drive Select” janë pajisje të përfshira në çmim, gjë që e bëjnë RS4 të jetë e kompletuar edhe nga shasia, telajo dhe aseti i përshtatshëm në çdo përdorim.

Detajet që plotësojnë karakterin sportiv i gjejmë edhe nga brenda si sigla RS, e vendosur në pjesën e poshtme të timonit, pedalet prej metali dhe sediljet sportive me siglën RS të “qëndisur” tek mbështetëset.

engine compartment

Audi RS4 Avant ka një çmim fillestar prej 79,800 euro në Gjermani. Në pritje të zyrtarizimit të çmimit për Shqipëri, mund të themi që makina ka një nivel pajisjeje mjaft të kënaqshëm, por lista e gjatë e aksesorëve mund të ndikojë në rritje të çmimit me kapriço ose kërkesa ekskluzive, siç mund të jenë psh. frenat e realizuara në qeramikë. Për çdo rast, rrini të qetë pasi Audi Exclusive Program do të jetë në gjendje të mbulojë çdo kërkesë tuajën.