Audi Q8 gati për treg
Prodhuesi i “Unazave” pavarësisht se ka propozuar Suv performantë nën siglën “S”, një model të vërtetë që lind me karakter sportiv do ta pasuronte “tufën”. Të gjithë të apsionuarit e markës të cilëve “nuk i mjaftonte” SQ7, tani do të jenë të lumtur ardhjen e Q8 së shpejti në treg.
Audi Q8 pritet të jetë një nga propozimet më interesante në kategorinë e makinave Suv për 2018. Frymëzimi vjen nga prototipi Q8 Sport Concept dhe model ii ri është mjaft ambicioz duke konsideruar detajet e projektit: lind mbi të njejtën platformë të Lamborghini Urus, pagëzuar ndryshe “Super Suv-i”.
Si çdo SUV sportiv do të ketë objektiv kryesor dinamizmin pavarësisht përmasave të bollshme.
Në fotogalerinë e lajmit (kliko shigjetat majtas/djathtas tek foto e parë e artikullit) fotot zyrtare nga Audi dhe ato të diktuara në xhirot e kolaudimit kjo gjë duket qartë.
Audi Q8 do të jetë i gjatë rreth 5 metra dhe këto përmasa natyrshëm ndikojnë në të gjitha detajet e modelit, nisur nga maskerina dominante që zë gati të gjithë pjesën e përparme të makinës.
Fenerët do të jenë të bashkuar me maskerinën, dhe në pjesën e përparme do të ketë edhe gojëza të mëdha ajri. Linja e profilit është një nga detajet që më së miri tregon AND sportive të këtij SUV-i, e cila theksohet me kënde të pjerrëta në pjesën e përparme dhe të pasme, duke krijuar një pamje prej një Coupé-je të lartë.
Nga brenda, Audi Q8 do të jetë një miks luksi dhe teknologjie, sipas traditës së prodhuesit gjerman. Materialet e kruskotit dhe të veshjeve do të jenë të punuara me materiale prestigjoze si të gjitha pajisjet e tjera të disponueshme tashmë në makinat Audi të segmenteve më ekskluzivë.
Ndër pajisjet dixhitale spikasin dy ekranet me prekje në pjesën ballore dhe ndricimi i brendshëm led i cili mund të personalizohet duke zgjedhur midis 30 nuancave të ndryshme. Audi Q8 do të jetë disponibël me rrotat e pasme aktive (të komandueshme nga timoni) gjë që përmirëson reagimin e makinës pavarësisht distances së gjatë midis dy akseve.
SUV-i i ri i prodhuesit gjerman pritet të vijë në sallone në vjeshtën e këtij viti me çmime që ende duhet të publikohen. Pavarësisht kësaj, duke parë nivelin e lartë të pajisjeve dhe pozicionimin e Audi-t Q8 (në shënjestër janë GLC Coupé dhe BMW X6) pritet që çmimet të fillojnë rreth 70.000euro.
Në pritje të informacionit zyrtar, po ju lëmë në shoqërinë e pamjeve në fotogaleri.