na ndiq ne

Audi e-tron GT

06/12/2018

Audi afron planet “elektrike” dhe sjell në sallonin e autos në Los Angeles-it modelin E-Tron GT. Ky është modeli i dytë elektrik i prodhuesit të unazave, pas modelit SUV E-Tron (kliko këtu për Suv-in elektrik) që provon qartazi planet e të ardhmes elektrike për markën premium të grupit Volkswagen.


Audi E-Tron është një Coupé luksoze me katër dyer, vërtet sexy, që duket se do të tregojë që makinat elektrike mund të jenë vërtet të bukura si ato tradicionale dhe që nuk braktisin kënaqësinë e guidës.
Përmasat e E-tron janë të konsiderueshme: 4.96 metra e gjatë, 1.96m e gjerë dhe e lartë vetëm 1.38 metra. Me fjalë të tjera, e ngjashme me A7 nga modelet aktuale, por më e gjerë dhe më e ulët, që e bën E-tron një makinë me shpirt sportiv të deklaruar. Kjo theksohet edhe nga disqet 22”me goma 285/30, që janë projektuar për të optimizuar aerodinamikën.


Ndoshta zhënjen pak bagazhi, “vetëm” 450 litra, por në përgjithësi, tek makinat sportive, nuk është ky elementi kryesor.
Maskerino “single frame” është agresive me një design të mprehtë e të hollë me një interpretim 3D. Fenerët përfshijnë teknologjinë Matrix Led me dritat e gjata Laser. Fenerët e pasëm janë të bashkuar duke krijuar një brez të ndriçuar me efekt futurist, që theksohet edhe nga animacionet e ndriçimit. Ky efekt i shkon vërtet për shtat një modeli që ende i përket të ardhmes.


Brenda E-tron ofron një pamje moderne dhe sportive, me vendin e guidës të studiuar në mënyrë ergonomike dhe me display Led gjithandej. Ka një pamje mjaft koherente me traditën Audi, por kjo nuk e pengon të jetë pararojë në design dhe teknologjisë. Aspekt ky i fundit që theksohet nga mungesa e levës së marshit dhe nga zhdukja e thuajse të gjithë butonave të prekshëm.


Mqs kjo makinë është një coupé, le të flasim pak për motorin dhe fuqinë. Audi deklaron plot 590 kuaj fuqi për këtë model dhe 400 km autonomi. Mjaftojnë? Autonomia për një vend të vogël si yni është më se e bollshme, ndërsa fuqia … WOW! Nga 0-100 arrihen për 3.5 sekonda dhe nga 0-200 për 12 sekonda.


Tërheqja është 4×4 dhe sigurohet nëpërmjet dy motorëve elektrikë, nga një në çdo aks.
E-tron karikohet edhe wireless falë sistemit të vendosur poshtë shasisë. Në stacion karikimi me fuqi 800 Volt karikohet për 20 minuta ndërsa në një stacion të zakonshëm, ngarrjeti i shtëpisë për shembull, do të duhej gjithë nata.
Audi e-tron GT do të jetë gati për tregun në vitin 2021me çmime natyrisht ende të panjohura.