Audi e re A8
Simbol i makinave luksoze me vëmendje të veçantë edhe në karakterin sportiv (interpretuar sipas rregullave të këtij segmenti) Audi e re A8 vjen me një seri risish të cilat janë prezantuar gradualisht publikut me spote ngacmuese.
Spoti i parë ishte ai në të cilin makina paraqitej në oborrin e një shtepie (vile luksoze me sakte) dhe pasi babai merr në krahë të birin të cilin e kishte zënë gjumi në makine (aq e rehatshme është A8), makina “shkonte vetë në vendin e saj” duke u parkuar në mënyrë 100% autonome.
Më tej, në një spot të dytë, Audi na paraqet një touch screen në dispozicion të pasagjerëve të divanit të pasëm në të cilin mund të përzgjedhësh “programin e masazhit te kembeve”. Kjo për të treguar që në pjesën e pasme ka një vëmendje të vazhdueshme për të ofruar maksimumin e komoditetit dhe ekskluzivitetit.
Cilado qoftë zgjedhja, divan klasik apo dy sedilje, pardon, dy kolltukë pashai, nëpërmjet ekranit touch screen ofrohen një seri opsionesh dhe shërbimesh nga qendra infotainment e makinës, masazhi i lartpërmendur dhe opsione të tjera mbi komfortin e ofruar.