na ndiq ne

Audi E-lektrike, Q8 dhe makina fluturuese

16/03/2018

Ekzemplari i prezantuar në foto quhet Audi E-tron dhe është një coupé me katër dyer, me ADN sportive dhe luksoze njëkohësisht, është një model i listës së risive që Audi po përgatit si pjesë e një ofensive të madhe që do të shpaloset e gjitha brenda 2025. Lista përfshin mbi 20 modele elektrike, së bashku me modele të tjera më tradicionale.

I vetmi imazh i përhapur nga zyra e shtypit të Audi-t, shoqërohet me informacionin që kjo makinë do të ndërtohet së bashku me gjeneratën e re të makinës Supersportive Audi R8, e cila siç konfirmon Rupert Stadler, do të ketë shpejt një pasardhëse.

Audi Q8

Audi E-tron duket se ka në shënjestër Tesla S, duke parë që kjo gjë nuk u përgënjeshtrua në asnjë nga përgjigjet e pyetjeve të konferencës së shtypit, madje vetë Stadler pohon se në sektorin e makinave të reja elektrike (EV – electric vehicle) Audi nuk i trembet askujt, Tesla përfshirë.

Modeli e-tron, në daljen e tij në treg nuk është çudi të siglohet A9, pavarësisht se e-tron po përdoret masivisht për shkak të motorit elektrik.

Çmimi i e-tron do të vërtitet në nivelin 80.000eur, dhe do të ndërtohet në Neckarsulm, fabrika ku aktualisht ndërtohet Audi R8.

Audi Q8

Audi duket se ka në “proces” një seri modelesh që së shpejti do të pasurojnë tregun. Q8, një SUV luksoz me objektiv klientelën business, do të prezantohet në qershor në sallonin e Shangait.

Për të gjithë ata që nuk janë ngopur me të rejat nga prodhuesi i katër unazave, Audi po punon së bashku me Italdesign në një nga projektet më të veçanta të pagëzuar Pop.Up e cila me fjalë të thjeshta është një veturë që fluturon.

Audi Q8