na ndiq ne

Audi A6 e re

08/01/2018

Audi përgatitet të shpalosë një sërë risish për 2018 duke përfshirë  rinovimin e berlinës A6. Segmenti E mbetet ende shumë i rëndësishëm për një premium brand siç është Audi. Është tashmë momenti për të konkurruar me armë të barabarta kundër E Class të Mercedesit dhe  Serisë 5 të BMW-së, të cilat janë shumë më të reja në moshë: modeli i fundit i E Class është prezantuar në 2016 ndërsa i Serisë5, vitin e kaluar.

Audi A6 e re duket se do të ketë ngjashmëritë stilistike të “familjes” me motrat e saj të gjeneratës së re A8 dhe A7. Do të jetë më e lehtë rreth 110 kg për të qenë më shumë dinamike dhe më ekonomike në konsum karburanti. Teknologjia do të jetë gjithashtu e niveleve më të larta për sa i përket guidës së automatizuar dhe autonome.

Telaio do të jetë e re dhe motorët do të kenë mjaft risi duke filluar nga versionet hibride të cilat do të kenë një motor elektrik 48 volt.

Ky motor do të jetë në gjendje të funksionojë në ndihmë të njësive motorike me benzinë ose edhe vetëm në mënyrë elektrike për shpejtësi të vogla, normalisht të trafikut urban dhe me një autonomi deri të kufizuar të menduar për trajektoret shtëpi – punë dhe punë – shtëpi.

Ende nuk ka asnjë detaj zyrtar nga Audi në këto drejtime dhe aq më pak imazhe, dhe imazhet që ju propozojmë janë një kolazh fotografish nga renderat e parë në website të ndryshëm dhe nga disa foto spiune të versioneve në qarkullim në fazë kolaudimi.