Alfa Romeo mbush 111 vjeç
Katër ditë festime në Arese
Makina për të cilën Henri Ford hiqte kapelen para pak ditësh mbushi 111 vjeç. Gëzuar Alfa!
Ishte saktësisht më 24 qershor të vitit 1910 dita kur Alfa Romeo, prodhuesi italian i njohur në mbarë botën për makinat me shije dhe karakter që i kanë shkelur gjithmonë syrin të apasionuarve të makinave sportive.
Në Arese, një prej qendrave të prodhimit të Alfa Romeo-s, janë përgatitur dhe dekoruar hapësirat për 4 ditë të mbushura plot me evente, të cilat kanë mbaruar ditën e djeshme.
Të pranishëm këtu do të jenë edhe Klubet e ndryshme Alfa Romeo në Itali dhe nëpër botë.
Natyrisht këtu nuk mund të mungonte edhe një vizitë në muzeun e “Alfës”. Në një ditë si kjo, muzeu është një nga vizitat më kuptimplote sepse është pikërisht vendi ku mund të krijosh një ide se si Alfa Romeo ka evoluar ndër vite.
Pikërisht këto ditë është menduar edhe dorëzimi i ekzemplarëve të parë të modeleve GIULIA GTA dhe GTAm të cilat janë prodhuar në sasi të kufizuara (saktësisht 500 njësi).
Për ta bërë edhe më të bukur këtë ditë për pronarët e rinj Alfa, të pranishëm në dorëzim do të jenë edhe teknikët dhe projektuesit, të cilët do të mund t’i shpjegojnë në detaje funksionimin dhe sekretet e Gulia-ve të reja.
Në një ditë si kjo, ndoshta me të drejtë, dikush mendon edhe për të ardhmen e Alfa Romeo-s, së fundmi edhe relativisht e pasigurt. Nuk është më një sekret fakti që Grupi Volkswagen deshi ta blinte markën italiane në 2018. Sipas disa zërave jozyrtarë, propozimi nisi ndoshta me mendimin për të krijuar një makinë me shpirt (dhe gjak) italian i ndërtuar sipas teknologjisë gjermane. Kush e di çfarë do të na kishte sjellë një projekt i tillë! Pak rëndësi ka tashmë, sepse grupi FCA atëherë (tashmë Stellantis) vendosi që Alfa Romeo nuk do të shitej.