A e dini cila është ngjyra më e preferuar e makinave?
Europa ka shije të ndryshme nga pjesa tjetër e botës
Viti 2020 ka qenë një vit i zi për sa i përket tregut automobilistik në përgjithësi. Në momente krize, njerëzit zgjedhin të shtyjnë për një moment më të përshtatshëm një investim të rëndësishëm siç është ai i makinës. E megjithatë, ka diçka që mund të shqyrtojmë në vitin e kaluar.
Kompania amerikane Axalta, e specializuar në prodhimin e bojërave, ka publikuar raportin Global Automotive Color Popularity Report ku zbulojmë cilat kanë qenë ngjyrat më të preferuara në vitin 2020.
Pa u zgjatur, zbulojmë menjëherë se ngjyra e preferuar në të gjithë botën është ngjyra e bardhë dhe kjo për të dhjetin vit rradhazi. Në 100 makina të shitura, 38 prej tyre janë të bardha, gjysma ose 19 janë të zeza dhe 15 prej tyre janë ngjyrë gri. Seguono argento, blu e rosso. Nqs mendoni se ka diçka që nuk shkon në këto shifra, po ju sqarojmë se në Europë nuk është tamam kështu. Po le të shohim shpërndarjen e shijeve dhe preferencave në kontinente të ndryshme.
Në Europë, “pushteti” i ngjyrës së bardhë cënohet seriozisht nga ngjyra gri, që është e barabartë me të në kuotën 25% të preferencave. Në zona të tjera e bardha është më e preferuar dhe shkon nga 30% në Amerikën e Veriut deri në 48% në Azi.
Në tërësi, katër ngjyrat më të përhapura janë e bardha, e zeza, gri dhe argjend. Kjo vlen për Amerikën e Veriut, Jugut,Rusi, Afrikë dhe një pjesë të Azisë. Ndërsa në Europë, Japoni dhe Korenë e Jugut, ngjyra e argjendtë i lë vendin ngjyrës blu. Ngjyra e verdhë ama është e katërta në Kinë dhe ngjyra kafe zë vendin e katërt në Indi.
Nëse do të bënim një ekskursion historik do të zbulonim që në Amerikë, në vitin 1953 në vend të parë ishte ngjyra jeshile e ndjekur nga bluja dhe argjendi. Ngjyra e bardhë ka zënë vendin e parë vetëm në vitin 1963 për një vit të vetëm. Më tej, deri në vitin 1998 beteja ka vazhduar midis ngjyrës jeshile, blu, kafe dhe e kuqe. Nga 1999 e në vazhdim e bardha ka dominuar shijet e konsumatorëve duke i liruar vendin në disa vite ngjyrës gri.
Në Europë shijet e konsumatorëve kanë patur më pak luhatje ndër vite dhe dekada.
Në periudhën 1980 – 1986 ngjyra e preferuar ka qenë ngjyra e kuqe, 1987 – 1998 ka qenë koha e ngjyrës së zezë (përveç vitit 1995 ku kryesoi ngjyra blu), nga viti 1999 – 2019 ka qenë epoka e ngjyrës gri dhe në 2020 gjejmë më në fund ngjyrën e bardhë.
Nqs do ta bënim këtë analizë në Shqipëri, besojmë se tregu ynë do të respektojë pak a shumë trendet europiane duke qenë se andej importohen kryesisht makinat që hyjnë në vendin tonë. Kurioze do të ishte situata e makinave të reja ku me siguri do të dominonin makinat e bardha (si pjesë e flotave të kompanive) dhe ngjyra e verdhë e taksive 🙂
Ndërkohë, duke vlerësuar informacionin e vyer nga Axalta, shpresojmë vetëm që të gabohen në parashikimin e tyre për 2021. Ngjyra “ElectroLight” kjo përzierje e të verdhës me jeshilen, sikur nuk na bind shumë.