na ndiq ne

Çfarë kafshe është makina juaj? 2

15/06/2023

Çfarë kafshe është makina juaj? 2

Në vazhdim të artikullit të publikuar më parë mbi këtë temë, vijojmë me disa marka-kafshë të tjera për të cilat Inteligjenca artificiale është përgjigjur se si i percepton ato.

Siç e kemi thënë edhe në artikullin e mëparshëm, mishërimi i këtyre markave është bërë sipas preferencave dhe imazhit që ato kanë në Zvicër.

Normalisht pritet që tregu dhe publiku zviceran të kenë perceptime, eksperienca dhe preferenca të ndryshme me publikun dhe tregun shqiptar, por sa të ndryshme mund të jenë ato?

A e shohim ne një Porsche si një panterë? Apo një Mercedes si një korb? Në cilat veti të këtyre kafshëve bazohet inteligjenca artificiale për të bërë këto analogji me markat?

Në vijim pjesa e dytë e figurave të gjeneruara ndërkohë që për të gjithë ata që nuk kanë lexuar pjesën e parë të kësaj satire interesante, mund të klikoni në linkun në vijim:

1. Një Porsche mund të jetë një panterë? Po, sipas inteligjencës artificiale, mqs një Porche është simbol i shpejtësisë, luksit dhe preçizionit.
2. Mercedes-i, një ndër markat më të dashura për shqiptarët është prestigjoz, inteligjent dhe luksoz, tamam si një … korb???
3. Hyundai, kolosi outsider nga Koreja është i përshtatshëm në çdo rrethanë, me cilësi por të përballueshme ekonomikisht dhe me design inteligjent, tamam si një dhelpër.
4. Një BYD (markë kineze që prodhon makina elektrike) është novator, i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm si një kameleont.
5. Kia është e besueshme, moderne dhe Eco-Friendly si një antilopë.

6. Çfarë më mirë se një mjelmë, kreative, e rehatshme dhe me elegance franceze mund të përfaqësojë në Citroën?
7. E sigurt, me inxhinieri të fuqishme dhe e ndërgjegjshme nga ana mjedisore mund të jetë një Volvo, e përfaqësuar në këtë rast nga një ari polar.
8. Një dhi është aventuriere, e fortë dhe simbol i trashëgimisë amerikane është si perceptohet një Jeep.

9. Kompakt,i shkathët dhe me identitet anglez mund të jetë vetëm një Mini. Hmmm … nuk na pëlqen dhe aq ky krahasim. Rrezikon që asnjë burrë të mos mendojë më të blejë një Mini, edhe pse BMW ka bërë një punë të mirë duke ofruar sportivitet dhe karakter në përmasa “mini”.
Nisur nga suksesi i madh që ky eksperiment pati, ndoshta do të ketë një vazhdim edhe për marka të tjera që ende nuk janë “trajtuar” nga inteligjenca artificiale. Në fakt nuk mund ta fshehim kuriozitetin se si mund të imagjinohet një Bentley, një Range Rover, një Maserati apo Ferrari.

 

 

Një kuriozitet këtu: në përshkrimet e markave, GoWago gabimisht nuk kishte publikuar përshkrimin për markën Smart. Në pyetjen zyrtare që Smart i drejton kompanisë, sugjeron termat aventuriere, e balancuar, e orientuar përpara dhe bukurosh. Përgjigjia që mori ishte pak më ndryshme. Inteligjenca artificiale e perceptonte markën Smart shihet si kompakte,efiçente, e pershtatshme dhe novatore. Jo shumë larg në fakt, apo jo?