na ndiq ne

Çfarë kafshe është makina juaj?

15/06/2023

Çfarë kafshe është makina juaj?

Pyetja që kemi shtruar në titull mund të ngjajë disi e çuditshme në plan të parë, por në fakt, për ne që merremi me makinat dhe për këdo që i ndjek ato me passion, nuk është tërësisht pa kuptim. Shpeshherë ne flasim për karakterin e një marke, për frymën, stilin, personalitetin e shumë cilësi si këto.

Për më tepër, analogjia me një kafshë, një felin apo një breshkë, është shpesh objekt metaforash edhe në gjuhën e përditshme. Për ta konkretizuar më tej këtë analogji, pra për të zbuluar se me cilat kafshë do të mund të personifikoheshin markat e ndryshme, kompania zvicerane Gowago, që merret me shitjen e makinave, ka përdorur një aplikacion të inteligjencës artificiale (AI) për të zbuluar se si i perceptonte dhe çfarë do të gjeneronte ajo, në bazë të “biografisë” së secilës markë.

Më poshtë po listojmë menyrën se si inteligjenca artificiale, bazuar në preferencat e tregut zviceran, percepton disa nga markat më të famshme të makinave:

1. Tesla është një gepard me cilësitë kryesore inovacion, shpejtësi, shpirt vizionar.

2. Volkswagen është i besueshëm, i gjithanshëm dhe miqësor si një Labrador.

3. BMW ka fokusin, preçizionin dhe ekselencën e një Shqiponje.

4. Nëse themi prestigj, inteligjencë dhe luks, mund të themi se janë cilësi që çdo pallua i ka, apo jo? E pra, ja çfarë është një Peugeot për inteligjencën artificiale.

5. Skoda ofron inxhinieri praktike, vlera të besueshme dhe thjeshtësi si një Ari punëtor.

6. Toyota është e besueshme, cilësore dhe e kujdesshme për mjedisin.
7. Audi është një pararojë teknologjike, i ndërgjegjshëm për mjedisin dhe natyrisht luksoz, tamam si një dre i kuq.

8. Shkathtësi italiane, shpejtësi dhe thjeshtësi janë cilësitë e një zagari gjahu. Çfarë tjetër përfaqëson më mirë një Fiat?
9. Një Renault është me identitet francez, e gjithanshme dhe kreative si një gjel.
10. I besueshëm, i fortë dhe me shpirt amerikan, … një buall, pra një Ford.

Po Mercedes, Porsche, Range Rover, Volvo, si i imagjinoni? Së shpejti do të pasojmë me një seri tjetër të këtyre imazheve që kanë ngjallur kërshëri dhe humor në web.