Guida autonome nga Intel
Kompania Intel, në bashkëpunim me Grupin FCA dhe BMV i kanë hyrë një rruge serioze për të zhvilluar një platformë të guidës autonome të nivelit 3, 4, 5. Pavarësisht se kjo lloj teknologjie është bërë tashmë realitet, do të jetë e vështirë të bindësh njerëzit të bëhen pasagjerë të një makine “pa shofer”. Megjithëse nuk është gjëja e parë tek e cila të shkon mendja, hapi i rradhës është më i vështirë seç duket sepse kjo arritje teknologjike do të sjellë në vetvete një revolucion të madh: do të shndërrojë në pasagjerë të gjithë shoferët aktualë. Në këtë drejtim, duhen bërë përpjekje serioze për të fituar besimin e automobilistëve.
Një testim i zhvilluar nga Tech Company evidenton merakun që kanë shoferët nga makinat “self-driving” (autonome ose që ecin vetë) dhe mënyrën se si mund t’i kapërcesh ato.
Gjithçka ndryshon kur bën një eksperiencë të vërtetë në një makinë me guidë autonome. Kjo lloj makine duhet prekur nga afër për të kuptuar sigurinë që të jep teknologjia. Jack Weast, inxhinieri përgjegjës i guidës autonome në Intel, ka zhvilluar një studim i cili përfshin 10 meshkuj dhe femra të moshave dhe nivele e të ndryshme, pa përvoja të mëparshme me vetura pa shofer.
Janë ekzaminuar 5 situata kyçe: kërkesa për një makinë të tillë (makinën e “thërret” kur të nevojitet), fillimi i një udhëtimi, ndryshimi i rrugëtimit, menaxhimi i gabimeve dhe emergjencave, ndalimi dhe dalja nga makina.
Sipas West cdo pjesmarrës ka fituar një nivel të lartë besimi mbas eksperiencës së këtij udhëtimi.
Janë pikasur gjithashtu disa zona tensioni mbi të cilat do të duhet më shumë punë për të superuar mungesën e besimit të shoferëve ndaj makinës autonome.
Këto zona janë:
- shqetësimi se nuk ka një gjykim njerëzor në situata komplekse si në rastin kur një njeri kalon rrugën jo tek vijat e bardha.
- Mundësia e kontrollit dhe kontaktit human me shoferin.
- Mbingarkesa me informacione dhe lajmërime.
- Shqetësim i shkaktuar nga lëvizjet autonome si në rastin e timonit që rrotullohet vetë.
Gjithashtu vlen të theksohet se është rritur qetësia e shoferit gjatë udhëtimit (sepse nuk duhet të ngasësh më vetë) dhe perceptimi i rrezikut.
Disa nga pjesëmarrësit kanë pohuar që sjellja e tyre në timon nuk ishte gjithmonë konform normave të sigurisë. Si psh. në rastin kur tejkalohet limiti i shpejtësisë në rrugë pa makina. Një tjetër element është ngrënia në timon ndërkohë që normalisht çdo shofer duhet të ndalojë për të konsumuar ushqimin. Pjesmarrësit kanë rënë dakort për faktin se duhen eliminuar këto sjellje të këqija dhe duhet pranuar më shumë kontroll nga sistemi i guidës autonome.
Kompania Intel, grupi FCA dhe BMW kanë vendosur si objektiv shkurtimin e kohëve për lançimin e platformës së re në treg. FCA do të vendosë në dispozicion inxhinierët dhe burimet teknike. Përsa i përket Platformës Autonome të Guidës (Autonomous Driving Platform)është menduar furnizimi me një paketë “driverless” që mund t’i ofrohet të gjitha kompanive Automobilistike. Kjo teknologji do të përdorë disa sisteme. Sistem të nivelit 3 që parashikon automatizëm parcial, me shoferin që vëzhgon rrugën dhe që merr vendime strategjike. Sistem të nivelit 4, automatizëm por të pajisur me timon dhe pedale. Niveli 5 përfshin maksimumin e parashikuar nga shkalla Sae, vetura pa asnjë komandë njerëzore.
Në fund të 2017 do të jenë gati për në rrugë prototipat e parë. Më vonë do të prodhohen edhe 100 vetura të nivelit 4 që janë lajmëruar nga Intel dhe Mobileye. Kompanitë në bashkëpunim do të ndajnë midis tyre informacionet që kanë në mënyrë që të përshpejtojnë zhvillimin e projektit.