Kimera 037 zgjon mitin Lancia
Numërimi ndalon në 37!
Ju kujtohet projekti Lancia Delta Integrale Futurista? (Kliko këtu për ta lexuar sërish https://automag.al/lancia-delta-futurista/ ).
Në të njëjtën frymë, një grup të apasionuarish janë bërë bashkë për t’i dhënë jetë një tjetër miti italian të garave, Lancia 037. Ky model i vitit 1983 ka qenë një ndër më përfaqësuesit e kampionatit Rally dhe makina e fundit me tërheqje mbrapa që ka fituar një kampionat rally.
E mitizuar edhe më shumë nga pasardhësja e lavdishme Delta, modeli në fjalë do të quhet Kimera 037 dhe ka grumbulluar rreth vetes një ekip lehgjendar siç ishte Martini Racing me emra nga më të njohurit në botën e makinave. Emri i modelit të ri huazohet nga vetë prodhuesi, Kimera Automobili, një kompani e vogël që ka për pasion prodhime të nivelit artizanal në gjendje të ringjallin pasione nga e kaluara.
Kimera 037 do të prezantohet më 22 maj të vitit që vjen, kur 037 të shfaqet në versionin e saj rrugor. Makina do të prodhohet në vetëm 37 njësi dhe do të shitet nëpërmjet një procesi përzgjedhjeje për 26 njësitë ende të vlefshme.
Pavarësisht frymëzimit nga e kaluara, Kimera 037 do të ketë shumë elementë teknologjikë dhe modernë bashkëkohorë siç mund të jetë ndriçimi Led, fibër karboni dhe elementë të tjerë, ndoshta edhe në kabinë.
Motori do të jetë një njësi 2.000 kubikë turbo benzine i cili do të shkarkojë fuqinë në aksin e pasëm. Drifting dhe “burnout” janë të garantuara, të paktën potencialisht, sepse një makine të tillë të prodhuar në numër të kufizuar, nuk do t’ia bëjë zemra kollaj ta shtrojë në këtë formë.